17/11/2008
Zappeion Palace i Athinës do të presë një festival të shkencës dhe teknologjisë. Gjithashtu në lajmet shkencore: portali i turizmit i Turqisë është një nga sajtet më popullore të Uebit dhe Maqedonia renditet lart në vdekjet lidhur me kancerin e mushkërive.
![]() [Getty Images] |
Zappeion Palace në Athinë do të presë nga 28 nëntor në 4 dhjetor një festival të shkencës e teknologjisë. Festivali përfshin ekspozita e paraqitje shkencore dhe arritje në teknologjitë e reja. Organizuesi i veprimtarisë është sekretariati i përgjithshëm për shkencën e teknologjinë i ministrisë së zhvillimit të Greqisë.
***
Tre operatorët kryesorë të Turqisë të telefonisë së lëvizëshme, Turkcell, Avea dhe Vodafone, futën një numër shërbimesh të lëvizëshme në 9 nëntor. Kjo bën të mundur që përdoruesit të mbajnë numrat e tyre të telefonit kur kalojnë nga një operator tek tjetri. Operatorët thonë se ato mund të kompletojnë një transferim të numrit të klientit në gjashtë ditë, më së shumti.
***
Portali zyrtar i turizmit i Turqisë, www.goturkey.com, renditet si një nga uebasajtet më popullore në botë, tha të enjten (13 nëntor) një punonjës i ministrisë së turizmit. Portali mori tetë pikë nga një total prej dhjetë pikësh nga Google, bazuar në rëndësinë dhe popullaritetin e vetë ndërkombëtar. Përdoruesit mund ta shohin portalin në turqisht, gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.
***
Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë Bujar Osmani njoftoi të enjten (nëntor) se vendi i tij regjistron 860 raste të kancerit të mushklërive në vit. Në një konferencë shtypi, Osmani tha se kanceri i mushkërive është më vdekjeprurësi për burrat në botë dhe Maqedoni, ndërsa renditet i treti dhe i katërti, respektivisht për gratë.
***
Spitali i qytetit në Gjilan, Kosovë, mori paisje për analizat moderne mjekësore në klinikën e tij. Klinika do të kryejë teste laboratorike hematologjike dhe biokimike duke ofruar kështu një shërbim unik në Kosovë. Ministria e shëndetësisë financoi 51,000 euro investime të cilat spitali i përuroi të mërkurën (12 nëntor).
***
Studentët nga shkolla e mesme e matematikës në Beograd fituan katër medalje individuale ari dhe një ekipore në Olimpiadën e Matematikës në Moskë, duke u renditur midis 200 nxënësve më të mirë dhe 50 ekipeve më të mira.
***
Një ekip i Universitetit të Jellit drejtuar nga një neurokirurg turk, Murat Gunel, identifikoi tre gene që shkaktojnë aneurizmin në tru. Zbulimi i rëndësishëm mund të parandalojë hemoragjitë cerebrale.
(Burime të ndryshme – 10/11/08-17/11/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes