Biznes: qeveria greke ndihmon sektorin bankar

14/11/2008

Sektori bankar në Greqi do të marrë një plan shpëtimi prej 28 miliard euro. Gjithashtu në lajmet: kryeministri kroat njofton masa të reja kufizuese ekonomike për 2009 dhe qeveria serbe orvatet përsëri të privatizojë kompleksin e minierave RTB Bor.
photo

Disa anëtarë të partisë opozitare greke po protestojnë kundër ndihmës prej 28 miliard euro për sektorin bankar. [Getty Images]

Bankat në Greqi do të përkrahin planin shpëtues 28 miliard euro të qeverisë, tha të hënën (10 nëntor) guvernatori i Bankës Kombëtare të Greqisë, Takis Arapoglu. Në tetor, kabineti u zotua për 28 miliard euro për të ndihmuar sektorin bankar të vendit t'ja dalë me krizën financiare ndërkombëtare. Qeveria ofroi një garanci shtetërore me vlerë 15 miliard euro për të gjitha institucionet financiare në vend.

***

Kryeministri kroat Ivo Sanader njoftoi të enjten (13 nëntor) masa ekonomike në përgjigje të krizës globale të kreditit. Në një takim të mbyllur me krerët e sindikatave, përfaqësuesit e shoqatave të punëdhënësve dhe përfaqësuesit e shoqatave rajonale, Sanader njoftoi një ngrirje të të gjitha pagave të sektorit publik në 2009.

***

Qeveria serbe nisi një tjetër orvatje të shtunën (8 nëntor) për të privatizuar kompleksin e minierave RTB Bor. Kompania ka një borxh të pashlyer prej 500 milion euro ndaj shtetit, që do të pësojë rikapitalizim përpara shitjes. Shteti do të mbajë një pakicë aksionesh për së paku pesë vjet.

***

Anëtari i presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Haris Silajxhiç dhe kryeministri i Kuvaitit, Naseer Al-Sabah nënshkruan një marrëveshje prej 30 milion euro që financon infrastrukturën e BiH. Krediti, dhënë nga Fondi për Zhvillim, i Kuvaitit, do të financojë projektet e infrastrukturës së BiH, pra, rrjetin rrugor Saraejvë-Tuzla dhe një udhëshpejtë përgjatë Korridorit Vc.

***

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës regjistroi pasagjerin e saj të miliontë të martën (11 nëntor) që nga fillimi në 2008. Drejtori menazhues Agron Mustafa tha se piketa ishte një objektiv kyç. Zyrtarët e aeroportit llogarisin 1.2 milion udhëtarë të kalojnë nëpër njësinë e tyre këtë vit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjigandi ushqimor ndërkombëtar Kraft do të mbyllë operacionet e tij të prodhimit në Rumani dhe do të rivendoset pjesësrisht në Bullgari. Fabrika e Kraft në Brashov, Rumani, e cila aktualisht punëson 440 punonjës, do të mbyllet në 2009. Menazherja e korporatës së kompanisë në Rumani, Doina Kavake, mohoi ndonjë lidhje midis vendimit dhe krizës financiare globale.

***

FMN i rekomandoi të martën (11 nëntor) Shqipërisë të forcojë mbikqyrjen ndaj ekonomisë për të mbrojtur veten ndaj krizës globale financiare. Shefi i misionit të FMN, Gervin Bell nxiti autoritetet kundër ngritjes së çmimeve të energjisë dhe paralajmëroi për një rënie të mundshme në eksportet dhe investimet e huaja.

(Burime të ndryshme – 07/11/08-14/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Destinacioni: Ballkan

Destinacioni: Ballkan

Udhëtimi pa vizë: udha përpara

Udhëtimi pa vizë: udha përpara

Evropa voton: Zgjedhjet e PE 2009

Evropa voton: Zgjedhjet e PE 2009

Turqia: Premtimi dhe Sfida

Turqia: Premtimi dhe Sfida

Më të Kërkuarit e Hagës

Më të Kërkuarit e Hagës

Ndërtimi i Kosovës

Ndërtimi i Kosovës
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Presidenti qipriot Demetrios Kristofias dhe drejtuesi qipriot turk Mehmet Ali Talat ranë dakord këtë javë për një pikë të re kalimi kufitar. Është ky një vrull i ri në bisedimet e ribashkimit?

Po
Jo
Nuk jam i sigurtë

shih rezultatet

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes