11/11/2008
Cvetkoviç i Serbisë është në Greqi. Gjithashtu në lajmet diplomatike të kësaj jave: kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni do të bashkë-kryesojnë një samit ndërqeveritar.
![]() |
Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç arriti në Greqi rë martën (11 nëntor) për një vizitë zyrtar një-ditore, ku pritet të takohet me kryeministrin Kostas Karamanlis dhe presidentin Karolos Papulias. Diskutimet do të përqëndrohen në marrëdhëniet e ndërsjellta dhe rrugët për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
***
Një samit ndërqeveritar turk-italian do të bëhet në qytetin vendpushues egjean të Izmirit të mërkurën (12 nëntor). Samiti do të bashkë-kryesohet nga kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni, e para ngjarje e tillë midis Turqisë dhe Italisë. Ministrat e tyre të jashtëm Ali Babaçan i Turqisë dhe Franko Fratini i Italisë, do të nënshkruajnë një marrëveshje për të ngritur një universitet turk-italian në Stamboll.
***
Greqia dhe Bullgaria afirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të zgjeruar më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë në sektorin energjitik, sipas një deklarate të përbashkët nga ministri grek i zhviullimit Kristos Folias dhe ministrit bullgar të ekonomisë dhe energjisë Petar Dimitrov, pas bisedimeve të premten (7 nëntor) në Sofje. Të dy vendet do të zgjerojnë përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e sektorit energjitik dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, u tha Folias gazetarëve.
***
Presidenti kroat Stipe Mesiç tha të enjten (8 nëntor) se ai shpreson se Maqedonia do të kapërcejë me sukses pengesat në rrugën e vet të integrimit evro-atllantik. Në një takim me presidentin vizitues maqedonas Branko Crvenkovski, Mesiç tha se e ardhmja e rajonit është në një Evropëtë bashkuar dhe në NATO që do të garantonte sigurinë e saj. Crvenkovski u takua gjithashtu me kryeministrin Ivo Sanader dhe nënkryetarin e parlamentit Vladimir Seks.
***
Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan dhe sekretari i jashtëm britanik Dejvid Milibend shprehën interes të përbashkët në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Qipros në një takim të premten (7 nëntor) në Londër. Të dy ata thanë se shpresojnë që bisedimet në proces të ribashkimit midis komuniteteve qipriote do të jenë të suksesëshme dhe negociatorët do ta zgjidhin çështjen në 2009.
***
Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski u takua të hënën (10 nëntor) me homologun e tij polak Leh Kaczinski në Varshavë. Në qendër të diskutimeve qenë marrëdhëniet e ndërsjellta, integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO si dhe pengesat në rrugën e saj nga mosmarrëveshja e emrit me Greqinë. Polonia mbështet integrimin evro-atllantik të Maqedonisë dhe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj se Maqedonia duhet të përdorë emrin e saj kushtetues në çështjet e ndërsjellta, tha Kaczinski.
***
Ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki nisi një vizitë zyrtare tre-ditore në Turqi të hënën (10 nëntor). Itinerari i tij përfshin takime me ministrin e jashtëm turk Ali Babaçan, presidentin Abdullah Gul dhe kryetarin e parlamentit Koksal Toptan. Ata do të diskutojnë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta, përpjekjet respektive të integrimit në BE dhe mbështetjen e Turqisë për përpjekjen e futjes në NATO të Maqedonisë.
(Burime të ndryshme 04/11/08-11/11/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes