28/10/2008
Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë viziton Kosovën dhe BiH. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Bamir Topi i Shqipërisë u takua me ministrin e jashtëm turk Ali Babaçan dhe negociatat mbi ribashkimin e Qipros vazhdojnë.
![]() Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung (majtas) flet me gazetarët së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pas takimit të tyre të hënën (27 tetor). [Laura Hasani] |
Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung nisi një turne në Ballkan të hënën (27 tetor) për të vizituar trupat e vendosur në Kosovë dhe Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u takuan me të në Prishtinë të hënën. Të martën, Jung udhëtoi për në Sarajevë për bisedime me Përfaqësuesin e Lartë Miroslav Lajçak.
***
Ambasadori i sapo-emëruar i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu arriti në Uashington të dielën (26 tetor). "Ne do të jemi zëri i qeverisë dhe popullit të Kosovës për qeverinë dhe popullin amerikan," tha Spahiu.
***
Presidenti shqiptar Bamir Topi u takua të enjten (23 tetor) me ministrin e jashtëm turk Ali Babaçan për të diskutuar marrëdhëniet e ndërsjellta. Topi falenderoi Turqinë për mbështetjen e saj për procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO. Babaçan premtoi investime të reja nga kompanitë turke në vend dhe vlerësoi Shqipërinë për nxitjen e stabilitetit në rajon. Babaçan erdhi në Tiranë për të ndjekur konferencën e 19-të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Atje përfshihen Turqia, Shqipëria, Armenia, Azerbaixhani, Bullgaria, Gjerogjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia dhe Ukraina.
***
Toni i raportit të parë të Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Serbisë do të jetë pozitiv, tha të mërkurën (22 tetor) nënkryeministri serb Bozhidar Gjeliç. Në Bruksel, Gjeliç u takua me zyrtarët e lartë të KE, duke përfshirë drejtorin e KE për Ballkanin Perëndimor, Pierr Mirel. Botimi i raportit, i pari mbi Serbinë që kur ajo nënshkroi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE, do të bëhet në 6 nëntor.
***
Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat u takuan të mërkurën (22 tetor) për të vazhduar negociatat mbi qeverisjen dhe ndarjen e pushtetit. Përfaqësuesi i posaçëm i OKB Taje-Bruk Zerihun shprehu optimizëm rreth bisedimeve duke thënë se procesi po "shkonte mirë".
***
Presidenti turk Abdullah Gul shprehu mbështetje për ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO, në një konferencë shtypi me homologun ukrainas Viktor Jushenko të hënën (27 tetor). Ata u takuan gjatë vizitës zyrtare të Jushenkos në Ankara. Gul vuri në dukje se marrëdhëniet e ndërsjellta janë përmirësuar ndjeshëm. Jushenko tha se vendi i tij mund të përjashtojë nga vizat disa grupe shtetasish turq duke përfshirë gazetarë, studentë dhe biznesmenë. Ukraina shpreson të gëzojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë një ditë, shtoi ai.
***
Një delegacion nga parlamenti belg vizitoi Prishtinën të hënën (27 tetor) duke u zotuar për mbështetje për Kosovën. "Belgjika është një aleate e fortë e Kosovës dhe do të vazhdojë [të nxisë për të]," tha kryetari i parlamentit Herman Van Rompuy, duke shtuar se Belgjika do të mbajë praninë e vet të KFOR në vend.
(Burime të ndryshme, 21/10/08-28/10/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes