Pasqyrë e biznesit: Kosova do të bashkohet me FMN dhe Bankën Botërore vitin tjetër

24/10/2008

Kosova parashikon të bashkohet me FMN dhe Bankën Botërore në 2009. Gjithashtu në lajmet e biznesit: shitësi suedez IKEA do që të hapë pesë degë shitjesh dhe ndoshta një fabrikë në Serbi, ndërsa inflacioni vjetor në Malin e Zi arriti 8.8% në shtator.
photo

[FMN]

Ministri i financave i Kosovës Ahmet Shala tha të mërkurën (22 tetor) se Kosova do të bëhet anëtare e FMN dhe Bankës Botërore deri nga pranvera e ardhshme. Shala e bëri këtë deklarim në sesionin vjetor të FMN të cilin ai e ndoqi me delegacionin e Kosovës si vëzhgues.

***

Këshilli Ekonomik dhe Social (ESC) kroat, një panel tripalësh që përfaqëson punëdhënësit, sindikatat dhe qeverinë, nisi një diskutim publik mbi strategjinë e energjisë së vendit në 20 tetor. Presidenti i ESC Ivica Mudriniç tha se Kroacia ka në plan të investojë rreth 10 miliard euro në sektorin e vet të energjisë deri në 2020, nga të cilat 4.5 miliard euro do të financojnë centralet e reja, duke përfshirë një termocentral në Sllavoni.

***

Bërësi dhe shitësi suedez i mobiljeve IKEA do të invetstojë midis 875 milion dhe 1 miliard euro në pesë degë shitjesh dhe ndoshta një fabrikë në Serbi, tha kryeministri Mirko Cvetkoviç pas takimit me kryetarin e bordit të IKEA Mik El Ohlson në 17 tetor. Investimet, sipas parashikimeve do të krijojnë 9,250 punë të reja deri në 2015. Dyqani i parë do të hapet në Beograd në 2011.

***

Parlamenti i Republika Srpska (RS) i dha miratimin përfundimtar në 16 tetor një kontrate koncesioni për një udhëshpejtë 2.9 miliard euro, me firmën austriake Strabag. Kontrata parashikon që firma të operojë 400 km të udhëshpejtës për 30 vjet përpara se ta marrë shteti.

***

Inflacioni vjetor në Malin e Zi arriti 8.8% në shtator, një rritje me 0.9% nga gusht, raportoi të mërkurën (22 tetor) zyra statistikore Monstat. Paga mesatare neto në vend në shtator ishte 429 euro ndërsa paga bruto ishte 630 euro.

***

Aeroporti i Sofjes mori statusin 3-A në 19 tetor që do të thotë se aeroplanët mund të zbresin në tokë me 200 metra vizibilitet në mot me mjegull, spjegoi ministri bullgar i transporteve Petar Mutafçiev. Deri tani, Bullgaria nuk ka patur një aeroport në këtë kategori. Kjo do të thotë më pak fluturime të anulluara, thotë Mutafçiev.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

***

Bursa e Athinës ra të mërkurën (22 tetor) ashtu si tregje të tjera ndërkombëtare. Indeksi i përbërë ra 5.28% në fund në 2,025.93 pikë, me shitjet totale 247.7 milion euro. Të gjithë sektorët lëvizën më poshtë me përjashtim të kujdesit shëndetësor që përfundoi 0.26% më lart.

(Burime të ndryshme --17/10/08-24/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment