01/10/2008
Muslimanët ballkanikë festojnë fundin e muajit të shenjtë islamik të agjërimit. Gjithashtu në lajme: një film turk fiton çmimin Guacka e Artë dhe qitësja qipriote Andri Elefteriu merr të artën në Kupën Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Qitjes, në Minsk.
![]() Muslimanët luten në xhaminë qendrore, Sulltan Murat të Shkupit, në fillimin e festivalit tre-ditor Eid al-Fitr, të martën (30 shtator). Muslimanët në Maqedoni, rreth një e katërta e popullsisë, janë kryesisht shqiptarë etnikë. [Tomislav Georgiev] |
Muslimanët anembanë Ballkanit nisën kremtimet të martën (30 shtator) për Eid al-Fitr, që shënon fundin e Ramadanit, muajit të shenjtë islamik të agjërimit. Dita është festë publike në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Maqedoni, Qipron veriore, Kosovë e Turqi. Kremtimet vazhdojnë për tre ditë.
***
"Kutia e Pandorës" i regjisorit turk Jesim Ustaoglu fitoi çmimin Guacka e Artë për filmin më të mirë në festivalin e filmit të San Sebastian në Spanjë të shtunën (27 shtator). Një nga aktoret e filmit, 90-vjeçarja franceze Tsilla Shelton ndau çmimin e aktores më të mirë si një gjyshe e prekur nga sëmundja Alzhaimer.
***
Presidenti grek Karolos Papoulias dhe homologu i tij italian Xhorxhio Napoletano përuruan një ekspozitë me më tepër se 80 thesare të lashta të shvarrosura ilegalisht të kthyer nga muzeumet dhe koleksionet private evropiane dhe të SHBA. Ceremonia e hapjes u zhvillua javën e shkuar në muzeumin e ri të Akropolis në Athinë. Ekspozita shkon deri në 31 dhjetor.
***
Filmi "Aleksandra" nga regjisori rumun Radu Jude fitoi çmimine madh në edicionin e nëntë të festivalit kombëtar të filmit "7 Arte" që u zhviullua nga 22 shtatori deri të premten (26 shtator) në Kalarasi, Rumani. Filmi i Jude "Lampa cu caciula" fitoi festivalin e viti të kaluar.
***
Qitësja qipriote Andri Elefteriou fitoi medaljen e artë në qitjen me çifte në Kupën Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Sportit të Qitjes, në Minsk, Biellorusi. Elefteriou mori 73 pikë nga 75.
***
Federata Evropiane e Hendbollit zgjodhi të dielën (28 shtator) Serbinë për të pritur kampionatin evropian të hendbollit për meshkuj në 2012. Serbia konkuroi me Francën dhe Gjermaninë. Gara do të zhvillohet në Beograd, Novi Sad, Vrsac dhe Nish.
***
Jelena Jankoviç e Serbisë, ish numri një i tenisit të femrave në botë, fitoi Kina Open 2008 të dielën (28 shtator). Jankoviç mundi Svetlana Kuznecova të Rusisë.
***
UNICEF Rumania të hënën (29 shtator) propozoi legjendën e futbollit të Rumanisë, Xhorxhe Haxhi si ambasador për të drejtat e fëmijëve. Ai nënshkroi një zotim për të përdorur reputacionin dhe njohuritë e tij profesionale për të ndihmuar fushatat e UNICEF. Të tjerë celebritete të futbollit që janë bërë ambasadorë të UNICEF përfshijnë Ronaldinjo, Samuel Eto'o, Dejvid Bekham, Rajan Gigs dhe Francesko Toti.
(Burime të ndryshme – 24/09/08-01/10/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes