29/09/2008
Shkupi priti konkurimin e katërt kombëtar të lojrave me kompjuter. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: Turk Telekom bllokon aksesin në uebsajtin e Riçard Davkins dhe Beogradi pret një konferencë ndërkombëtare mbi bibliotekat elektronike.
![]() [AFP] |
Konkurimi i katërt kombëtar i Maqedonisë për lojrat me kompjuter përfundoi në Shkup javën e shkuar. Ekipi Simple X zuri vendin e parë në disiplinën e Kundërgoditjes. Aleksander Mihajlovski fitoi konkurimin individual Fifa 2008 ndërsa Hristain Dimitrov u shqua në konkurimin Nevoja për Shpejtësi.
***
Ofruesi turk i internetit Turk Telekom bllokoi aksesin e shkrimtarit dhe biologut britanik Riçard Davkins pas një vendimi të gjykatës së Stambollit, raportoi të mërkurën (24 shtator) NTV. Davkins e përshkruante librin e kreacionistit turk Adnan Oktar, "Atllasi i Krijimit" si "të pakuptimtë". Libri trajton origjinën e njerëzimit nga pikpamja islamike.
***
Një konferencë ndërkombëtare e titulluar "Bibliteka elektronike" u mbajt në departamentin filologjik të Universitetit të Beogradit nga e enjtja (25 shtator) deri të shtunën. Veprimtaria mblodhi së bashku specialistë nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Serbia, Bosnje dhe Herzegovina dhe vende të tjera.
***
Një konferencë rajonale mbi teknologjitë e informacionit u mbajt të hënën (22 shtator) dhe të martën në Ohër, Maqedoni. Mbi 180 pjesëmarrës nga 13 vende diskutuan partneritetin publik-privat në teknologjitë e informacionit dhe komunikimeve, prirjet e forcës punëtore, ndërveprimin dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, globalizimin dhe partneritertin strategjik.
***
Studjuesi grek Faedon Avouris ndau çmimin Julius Springer për fizikën e aplikuar. Springer Science + Business Media nderoi Avouris dhe shkencëtarin e SHBA Toni Heinz për punën e tyre pioniere në materialet e karbonit të nanoshkallës dhe nanotubat. Çmimi u dha në Universitetin Harvard të shtunën (27 shtator).
***
Matematicieni grek Ioanis Antoniu, një profesor i Universitetit Aristotel të Selanikut, mori çmimin Prigozhin 2008 për kontributin e tij në teorinë e kaosit dhe sistemeve të hapura komplekse ku hapi udhën Ilia Prigozhin, mentori i tij dhe një laureat i çmimit Nobel.
(Burime të ndryshme – 22/09/08-29/09/08)