Biznes: Mercator e Sllovenisë do të hapë qendër tregtare në Republika Srpska

05/09/2008

Një rrjet supermarketesh sllovene do të hapë qendrën e vet të parë tregtare në Banja Luka. Gjithashtu në lajmet këtë javë: është në proces ndërtimi i tunelit më të gjatë në Greqi.
photo

[Mercator]

Rrjeti i supermarketeve sllovene Mercator tha se do të hapë qendrën e vet të parë tregtare në Republika Srpska deri nga pranvera e 2009. Qendra do të vendoset në 42,000 metra katrore pranë qytetit të Banja Lukës. Tani, rrjeti ka shtatë pika shitjeje në Sarajevë, Tuzla, Mostar, Kakanj dhe Capljina.

***

Grupi çek i energjisë CEZ do të investojë 1.1 miliard euro në një park ere me kapacitet 600 Mw në Rumani, njoftoi kompania në 28 gusht. Projekti do të jetë më i madhi në Evropë dhe do të jetë operacional vitin tjetër. CEZ hyri në tregun rumun në 2005 kur mori kompaninë e energjisë Electrica Oltenia.

***

Bullgaria nënshkroi një marrëveshje me Bankën japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për të huajtur 230 milion euro për ndërtimin e terminaleve të reja të konteinerëve në dy portet e mëdha të saj në detin e Zi, Varna e Burgas, njoftoi ministria e financave në 30 gusht. Qeveria do të japë pjesën tjetër prej 110 milion euro për projektin.

***

Kompania e Kuvaitit, Al-Zamel paraqiti në 28 gusht një projekt për të ndërtuar një kompleks komercial e banimi pranë qytetit Bihac në Bosnje dhe Herzegovinë. Projekti, me vlerë 128 milion euro, parashikon ndërtimin e një kompleksi banimi, një qendre tregtare, një hoteli, një kulle të lartë komerciale, parkim të nëndheshëm, një qendre sportive, një pishinë të brendëshme dhe dy shatërvane.

***

Turkish Airlines (Thy) është ofruar për 49% të paketës së aksioneve në fluturuesin kombëtar të Bosnje dhe Herzegovinës, Air Bosnia. Thy është e interesuar në blerjen gjithashtu të 42.5% të Austrian Airlines, tha kryetari i saj Çandan Karlitekin.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Autoritetet greke nisën ndërtimin e një tuneli 6.1 km, më i gjati në vend. Ai do të jetë në zonën e Tempit dhe do të përfundojë në tre vjet e gjysmë. Konsorciumi Motorway Egaiou SA do të zbatojë projektin që ka vlerë 1.3 miliard euro.

***

Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (EBRD) do të caktojë 150 milion euro për të ndihmuar ndërtimin e Korridorit 10 në Serbi, tha në 31 gusht pas takimit me presidentin e EBRD Thomas Mirov, kryeministri Mirko Cvetkoviç. Institucioni financiar do të ndihmojë projektet e qeverisë serbe me 250-290 milion euro në vit, tha Mirov.

(Burime të ndryshme -- 28/08/08-05/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment