Kulturë dhe sporte: zbulohet në Turqi statuja e Mark Aurelius

27/08/2008

Arkeologët zbuluan në Turqi një statujë mermeri të perandorit romak Mark Aurelius. Gjithashtu në lajmet: një statujë e re nderon në Serbi legjendën e regës Bob Marli dhe një film kroat merr çmimin e lartë të fesztivalit të filmit të Sarajevës.
photo

Koka kolosale prej mermeri tregon Mark Aureliusin në rininë e tij. [Projekti kërkimor arkeologjik i Sagalasos]

Një grup arkeologësh zbuluan fragmente të nëndheshme të një statuje gjigande prej mermeri të perandorit romak Mark Aurelius në qytetin Sagalasos, Turqi. Koka, një dorë e djathtë dhe pjesa e fundit e këmbëve janë midis pjesëve të zbuluara. Aurelius konsiderohet një nga "pesë perandorët" e historisë romake. Arkeologët thanë se statuja shtrihej në dhomën më të madhe të banjove romake në Sagalasos. Koka e statujës është e ruajtur mirë dhe konsiderohet nga përfaqësimet më të mira të Mark Aureliusit të gjetura deri tani.

***

Statuja e parë e legjendës së regës Bob Marli në Evropë, u përurua të shtunën (23 gusht) në Banatski Sokolac, Serbi, i cili priti festivalin e Rock Village në mbështetje të paqes në Ballkan. Festivali dy-ditor i cili u hap të premten (22 gusht) dha shfaqje nga grupe muzikore serbe dhe kroate.

***

Filmi kroat "Buick Riviera" i regjisorit Goran Rusinoviç fitoi çmimin e filmit më të mirë në festivalin e 14-të të filmit në Sarajevë, i cili përfundoi të shtunën (23 gusht). Ai mundi dhjetë filma të tjerë nga Austria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Hungaria, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Festivali i filmit i Sarajevës këtë vit shfaqi 174 filma dhe dokumentarë.

***

Festivali i Librit i Verës dhe Skena Letrare e Verës u zhvilluan në Sarajevë nga 18 gusht në 28 gusht. Festivali paraqiti 50 tregime nga 11 vende evropiane.

***

Romani i fundit i lauretatit nobelist turk Orhan Pamuk, Masumiyet Muzesi (Muzeumi i Pafajësisë) do të dalë të premten (29 gusht). Libri do të dalë gjithashtu në 30 gjuhë të huaja.

***

Poeti shqiptar Fatos Arapi fitoi Kurorën e Artë në edicionin e 47-të të Mbrëmjeve Poetike të Strugës në Maqedoni të shtunën (24 gusht). Në konkurimin ndërkombëtar morën pjesë më tepër se 150 poetë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

2008 Bexhehad, një veprimtari kulturore çifute, u hap në Opatia, Kroaci, të dielën (24 gusht). Veprimtaria shtatë-ditore do të mbledhë së bashku përfaqësues të bashkësive çifute nga ish Jugosllavia. Festivali ka për qëllim të forcojë identitetin kulturor çifut në rajon.

***

Të hënën (25 gusht), instrumentisti me fyellin e drunjtë bullgar Teodosi Spasov hapi festivalin e fyellit të Ballkanit në qendrën kulturore Pale, të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH). Veprimtaria e cila mbyllet të enjten (28 gusht) mbledh së bashku 23 fyelltarë nga BiH dhe Serbia.

(Burime të ndryshme – 20/08/08-27/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment