Biznes: Dyqanet kroate priten të zgjasin orët e punës gjatë verës

22/08/2008

Dyqanet me pakicë pritet të qëndrojnë të hapura deri në mesnatë në Kroaci. Po ashtu në biznes këtë javë: gjykata administrative e Turqisë pezullon privatizimin e disa autostradave dhe urave, dhe shitjet e makinave në Rumani u rritën me 2.3%.
photo

Dyqanet në Kroaci mund të qëndrojnë të hapura deri vonë gjatë verës. [File]

Qeveria Kroate planifikon të zbatojë shtyrjen e afatit kohor të dyqaneve me pakicë deri në mesnatë gjatë sezonit turistik, tha të hënën (18 gusht) zëdhënësja e qeverisë Zlatko Mehun. Zagreb lajmëroi ndryshimin e planifikuar mbas debateve të zgjatura midis biznesit dhe punëtorëve dhe diskutimeve të nxehta parlamentare. Sidoqoftë, kryeministri Ivo Sanader, duke reaguar ndaj rezistencës të sindikatave, propozoi dialog të mëtejshëm me biznesin dhe drejtuesit e punëtorëve për sa i përket shtyrjes së orëve të dyqaneve.

***

Gjykata administrative më e lartë e Turqisë, Këshilli i Shtetit, pezulloi privatizimin e disa autostradave dhe urave të martën (19 gusht). Qeveria po përgatitej të shiste nëntë autostrada dhe dy ura deri në fund të vitit për të rritur të ardhurat nga privatizimi. Vendimi i gjykatës shtyn privatizimin deri në vitin 2009.

***

Agjencia Bullgare që mbikqyr konkurrencën miratoi shitjen të hënën (18 gusht) e 70% të Maritime Navigation -- operatori shtetëror i tregtisë detare -- tek KG Maritime Shipping e Gjermanisë. Marrëveshja vlen 225 milion euro, dhe blerësi premtoi të investojë një shtesë prej 400 milion euro gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe të mbajë numrin e punonjësve që të mos bjerë më pak se 2,360 gjatë kësaj periudhe. Aktualisht personeli numëron 2,851 njerëz.

***

Shitjet e makinave në Rumani u rritën me 2.3% këtë vit krahasuar me një vit më parë, duke arritur 210,750 njësi nga janari në korrik, lajmëroi të martën (19 gusht) Shoqata Rumune e Prodhuesve dhe Importuesve të Makinave. Për sa i përket vlerave, shitjet arritën 2.2 miliard euro dhe kjo shifër rritet në 2.6 miliard euro nëse dikush përfshin pjesët e këmbimit të makinave.

***

Investimet totale të qeverisë dhe private në fabrikën e makinave Zastava me qendër në Kragujevac, Serbi, do të arrijnë në 1.1 miliard euro, Nebojsa Zdravkovic, një anëtar i ekipit qeveritar që negocioi shitjen e Zastava tek Fiat, tha të hënën (18 gusht). Ai shtoi se qeveria serbe do të sigurojë 300 milion euro të shumës. Të dyja palët ranë dakort mbi të gjitha detajet e projektit dhe do të firmosin kontratën përfundimtare në shtator.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria e Republikës Srpska (RS) vendosi të japi rreth 102 million euro për zhvillimin e RS lindore deri në vitin 2010. Të gjitha 29 bashkitë do të përfitojnë nga financimi i bujqësisë dhe banesave si dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

***

Moncada e Italisë planifikon të ndërtojë një hidrocentral për prodhim energjie në Shqipëri, njoftoi e përditshmja Panorama të enjten (21 gusht). Sipas gazetës, Moncada do të ndërtojë centralin në rajonin e Karaburunit të maleve Kurvelesh.

(Burime të ndryshme – 15/08/08-22/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment