Shkencë dhe Teknologji: Qeveria e Maqedonisë morri pajisje të reja informatike

18/08/2008

BE dhuron pajisje të reja informatike për Administratën Doganore të Maqedonisë. Po ashtu në shkencë dhe teknologji: Ekspertët sllavë marrin pjesë në seminarin ndërkombëtar të Ohërit dhe minatorët rumunë zhgroposin një skelet mastodont.
photo

Administrata Doganore Maqedonase merr pajisje informatike në kuadër të programit CARDS të BE-së. [File]

Administrata Doganore e Maqedonisë morri pajisje të reja informatike me vlerë 273,200 euro si pjesë e një projekti mbështetje për modernizim të financuar nga programi CARDS i BE-së. Pajisjet konsistojnë në kompiutera personalë, printera, aparatë fotografikë, projektorë, rutera dhe pajisje për interpretim simultan. Pajisje laboratorike janë gjithashtu pjesë e këtij projekti.

***

Ambasadori gjerman në Bosnje-Hercegovinë (BH) Joakim Shmidt dhuroi një pajisje X-ray për policinë e kufirit të vendit ballkanik në 11 gusht. Pajisja, e cila vlente 40,000 euro, do ti mundësojë policisë së kufirit të gjejnë shpejt dhe me saktësi eksploziv.

***

Ekspertët sllavë nga e gjithë bota po marrin pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase, i cili ka filluar në 11 gusht në Ohër. Kjo ngjarje, e cila përfundon në 28 gusht ka mbledhur ekspertë nga 21 vende.

***

Vendet arkeologjike në Greqi u hapën të shtunën (16 gusht) për një eklips të plotë hënor. Rreth 70 vende në të gjithë vendin, duke përfshirë Akropolis, mbeten të hapura deri në orën 1 të natës për vizitorët për të parë fenomenin natyral.

***

Kirurgët në Qendrën e Klinike të Serbisë kryen transplantet e para të mëlçisë në vend, lajmëroi të mërkurën (13 gusht) ministria e shëndetësisë. Ata transplatuan katër mëlçi nga pacientë të vdekur në marrësit. Dr. Miroslav Milicevic drejtoi ekipin e kirurgëve.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Minatorët në Rumani zhvarrosën skeletin e një mastodoni 2.5 milion vjeçar, i konsideruar një nga më të ruajturit në Evropë, lajmëruan në 8 gusht autoritetet lokale. Minatorët gjetën skeletin gjatë gërmimeve në një minierë qymyri në fshatin e Racosul de Sus. Paleontoloxhisti Vlad Kodrea i Universitetit Babes-Bolyai tha se 90% e mastodonit ishte e paprekur, me dëmtime vetëm në kafkë dhe çatall.

***

Instituti Kombëtgar i Arkeologjisë i Bullgarisë zhvarrosi një person 1,900 vjeç, i konservuar plotësisht në koçi traçiane afër me Borisovo, Bullgari. Së bashku me koçinë, në një tumë funerali, dolën mburoja, artikuj qeramike, dhe enë qelqi. Arkeologët besojnë se ata kanë gjetur varrin e një aristokrati traçian.

(Burime të ndryshme – 11/08/08-18/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment