Biznes: Pepsi blen kompaninë e ujit mineral serb

08/08/2008

Serbia po negocion shitjen e Knjaz Milos, prodhuesin e saj më të madh të ujit mineral. Po ashtu këtë javë: një fabrikues francez i makinave do të hapi një fabrikë në Bullgari dhe Standard & Poor mbështet perspektivën e Rumanisë.
photo

[Getty Images]

Pepsi konfirmoi se po negocion blerjen e prodhuesit më të madh Serb të ujit mineral, Knjaz Milos. Drejtori i përgjithshëm i firmës serbe, Rade Pribicevic, tha se shitja është gati të përfundojë në fund të vitit, me një çmim që pritet të jetë më i lartë se 200 milion euro.

***

Fabrikuesi francez i pjesëve të makinave Montupet lajmëroi se fabrika e tij në Ruse, Bullgari, do të fillojë të funksionojë në 12 shtator. Fabrika prej 36 milion euro do të furnizojë pjesë për Renault, Peugeot, Citroen, Audi dhe Ford.

***

Standard & Poor's rriti vlerësimin e riskut të investimeve në Rumani nga Grupi 8 në 7 dhe uli vlerësimin e rënies ekonomike nga 35-50% në 25-40%. Klasifikimi i ri reflekton rritjen dhe përmirësimet teknologjike në sektorin bankar.

***

Izmiri, Turqi, do të organizojë Panairin e 77 Ndërkombëtar, duke mbledhur mbi 1,100 kompani nga 60 vende midis 22 dhe 31 gushtit. Kompanitë do të krijojnë ekspozime për 19 grupe produktesh të ndryshme, tha kryetari i bashkisë së Izmirit, Aziz Kocaoglu. Vendi i ftuar i nderit i këtij vitit është Kuba.

***

Shqipëria dha 37% më shumë fonde për buxhetin e këtij viti krahasuar me gjysmën e parë të 2007, tha të hënën (4 gusht) ministri i financës Ridvan Bode. Shpenzimet e planifikuara të buxhetit janë realizuar në masën 87%, ndërsa suplementari arrin në 41 milion euro.

***

Agjencitë e Kosovës harxhuan vetëm 30% të buxheteve të tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha në një njoftim ministria e financave. Vetëm 14% e buxhetit të planifikuar për investimet kapitale është harxhuar.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Këshilli i Konkurrencës të Kroacisë ka vendosur të ngrijë mbështetjen financiare të qeverisë për ristrukturimin e fabrikave vendase të ndërtimit të anijeve. Këshilli theksoi se qeveria vendosi të privatizojë fabrikat 3.Maj, Brodosplit, Brodotrogir, Kraljevica dhe Uljanik dhe se këto privatizime duhet të përfundojnë para ndonjë restrukturimi tjetër.

***

Mali i Zi fitoi 24.5 milion euro në gjysmën e parë të vitit nga privatizimi, shitja e aksioneve dhe pronave të patundshme, lajmëroi të premten (1 gusht) Këshilli i Privatizimit në vend. Këshilli vendosi në një seancë të ndërmerrte hapa për privatizimin e Budvanska Rivjera, Ulcinjska Riviera, Instituti i Metalurgjisë së Zezë dhe ndërmarrje të tjera.

(Burime të ndryshme – 01/08/08 - 08/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment