Shkencë dhe Teknologji: Ekspertët rumunë zbulojnë objektin më të madh dak të gjetur ndonjëherë

04/08/2008

Dijetarët rumunë zbuluan një nekropol dak në Ukrainë. Po ashtu në lajme: Selaniku do të organizojë një panair Infosystem në tetor dhe tre studentë nga Ballkani fituan bursat NetRiders të Cisco.
photo

Arkeologët rumunë zbulojnë epokën dake. [Getty Images]

Arkeologët Rumunë zbuluan një varrezë antike, të cilën ekspertët e konsiderojnë si nekropolisi më i madh i gjetur ndonjëherë nga epoka dake. Ata e bënë këtë zbulim në Malaia Kopalnia, Ukrainë, 20km nga kufiri rumun. Ai duhet të tregojë më shumë lidhur me rritet e varrimit dak. Varret e grave përmbajnë kërci, tokëza, unaza dhe zinxhirë, ndërsa varret e burrave përmbanin armë, si ajo shpata me teh e quajtur "fica", mamuzë, maja shtize dhe objekte të tjera.

***

Panairi i 22-të i Informatikës, Telekomunikimeve dhe Teknologjisë Dixhitale Ndërkombëtare, Infosystem, do të zhvillohet në qytetin Grek të Selanikut nga 2-5 tetor, si pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut. Sipas organizatorëve, Infosystem do të prezantojë të gjithë gamën e teknologjisë moderne dixhitale nën titujt Personale & Argëtim, Telekomunikacion, Zgjedhjet e Biznesit dhe Zgjedhjet e Sektorit Publik.

***

Ministri Serb i arsimit Zarko Obradovic lajmëroi në 28 korrik se qeveria do të çelë një fond për studentët e rinj. Ata që do të regjistrohen në shkollat e mesme dhe universitete do të jenë në gjendje të përfitojnë nga fondi, tha Obradovic.

***

Boris Dekovic nga Kroacia, Kristian Sandesku nga Romania dhe Pavel Stefanov nga Bullgaria ishin midis pesë fituesve të garës prestigjoze ndërkombëtare të rrjetit në internet, NetRiders, të organizuar nga Cisco. Për herë të parë në 9 korrik, gara u zhvillua online, me 70 pjesmarrës nga 24 vende. Fituesit fituan një turne të plotë të sponsorizuar në Sillicon Valley të Kalifornisë në janar të 2009.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri Qipriot i arsimit dhe kulturës ka miratuar krijimin e një shkolle mjekësore në Universitetin e Qipros, lajmëroi ministri në 25 korrik, duke shtuar se ky veprim do ta bëjë Qipron një qendër ndërkombëtare dhe rajonale për arsimin e lartë dhe kërkimin. Fakulteti i ri do ti ofrojë doktorëve dhe infermiereve qipriotë trajnim pasuniversitar afatgjatë.

***

Kompania Greke Marak Electronics do të ndërtojë një rrjet telematik në deltën e lumit Evros në veriun e Greqisë. Projekti, me vlerë 250,000 euro, ka për qëllim promovimin e turizmit në zonat me biodiversitet të lartë. Sistemi i planifikuar telematik do ti lejojë vizitorëve të vëzhgojnë nga distanca një numër speciesh kafshësh dhe peisazhesh.

(Burime të ndryshme – 28/07/08-04/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment