23/07/2008
Këngëtarja legjendare greke Nana Muskuri largohet nga një karierë 50 vjeçare. Gjithashtu në lajmet: Kosova do të ketë një ekip udhërrëfyesish turistikë dhe ekipi i hendbollit i Maqedonisë fiton një ndeshje në kampionatin botëror 2008 për të rejat femra.
![]() Nana Muskuri. [Getty Images] |
Këngëtarja e famshme greke Nana Muskuri u thotë lamtumirë tifozëve në Athinë me dy koncerte të mërkurën (23 korrik) dhe të enjten, në teatrin Herold Atikus. Koncertet janë pjesë e turneut të lamtumirës në Evropë, Australi, Azi, Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Muskuri kremton një gjysmë shekulli në muzikë me më shumë se 300 milion albume të shitur në gjithë botën.
***
Kosova do të ketë shpejt ekipin e saj të parë të udhërrëfyesve turistikë, të quajtur Footprints, pas një nisme private nga dy shtetas anglezë që jetojnë tani në Kosovë. Pesëmbëdhjetë udhërrëfyes po marrin trainimin fillestar me ndihmën e Shoqatës të Turizmit të Kosovës dhe zyrës kulturore të Francës, Espace Culturel Francais. Projekti ka për qëllim të paraqesë hitorinë, kulturën dhe vendet natyrore të Kosovës.
***
Ekipi i hendbollit i Maqedonisë mundi Australinë në ndeshjen e parë të kampionatit botëror 2008 të femrave të reja i cili filloi të hënën (21 korik). Një total prej 20 ekipesh do të marrin pjesë në konkurimin në Shkup, Ohër, Gjevgjelia dhe Vinica. Kampionati përfundon në 3 gusht.
***
Qyteti Paliç, Serbi, pret edicionin e 15-të të Festivalit Evropian të Filmit nga e shtuna (19 korrik) deri të premten. Festivali i këtij viti po shfaq rreth 70 filma ndarë në nëntë programe. Veprimtaria nxjerr në pah kinemanë evropiane.
***
Notari bullgar Petar Stojçev fitoi maratonën e 22-të të notit të Ohrit të shtunën (19 korrik). Stojçev zuri vendin e parë në garën 30 km, me 6 orë, 14 minuta e 51 sekonda. Stefanie Biller e Gjermanisë fitoi garën për femra. Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski, sponsori i veprimtarisë, u dorëzoi fituesve çmimet prej 15,700 euro.
***
Feativali i 17-të i Librit Grek u zhvillua nga e enjtja (17 korrik) deri të hënën në qytetin verior të Aleksandropolis. Rreth 100 shtëpi botuese greke paraqitën më tepër se 20,000 tituj librash grekë e të huaj. Veprimtaria u organizua nga ministria e kulturës.
***
Nisi rindërtimi në shtatë shtëpi-muze në qytetin e Gjirokastrës, Shqipëri, që është në listën e UNESKO-s. Qeveria ka dhënë 800,000 euro për të rihabilituar shtëpitë.
(Burime të ndryshme – 16/07/08-23/07/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes