21/07/2008
Studjuesit turq përpilojnë listën e parë të trashëgimisë astronomike të vendit të tyre. Gjithashtu në lajme: hakerët sulmojnë një numër uebsajtesh malazeze dhe ekspertët gjermanë zbulojnë një hipodrom në Greqi.
![]() Eklipsi i parë diellor i parashikuar u pa në Ptara, Turqi. [Getty Images] |
Studjuesit në Universitetin Onsekiz Mart të Çanakalasë në Turqi po punojnë mbi listën e parë të trashëgimisë astronomike të vendit të tyre, tha Komisioni Kombëtar Turk për UNESKO. Një listë e vendeve kulturore turke lidhur me astronominë është pjesë e një nisme të OKB për të shpallur 2009 Vitin e Astronomisë. Lista ka gjasa të përfshijë qytetin e lashtë Ptara, ku astronomët vëzhguan ekslipsin e parë diellor të parashikuar me saktësi në vitin 585 BC. Të tjera vende janë sy obelisqe që datohen në 9000 BC dhe një kullë observatori që shërbente si qendër astronomike dhe e shkencës në kohrat e lashta.
***
Hakerët sulmuan uebsajtet e së përditëshmes malazeze Vijesti dhe një numër kompanish më të vogla, të mërkurën (16 korrik), një ditë pas dy sulmeve të ngjashme kundër faqes së internetit të fluturuesit kombëtar Montenegro Airlines. Hakerët që sulmuan Vijesti e quanin veten "grupi i hakerëve kosovarë". Autoritetet besojnë se qëllimi i tyre është të tërheqin vëmendje.
***
Mikrobiologët nga ministria e bujqësisë e Greqisë po kryejnë studim epidemiologjik për të zbuluar praninë e mundëshme të ethes hemoragjike Krime-Kongo midis dhive, deleve e lopëve në veri të vendit. Ata nisën studimin e tyre pas vdekjes së një gruaje nga një pickim i një këpushe në Komotini në 4 korrik. Ata po ekzaminojnë rreth 840 krerë bagëti.
***
Një ekip arkeologësh gjermanë zbuluan një pistë të lashtë të garave me kuaj ku perandori Nero mund të ketë konkuruar për dafinat olimpike rreth 1,600 vjet më parë. Studjuesit e gjetën hipodromin në Olimpia, Greqi, duke përdorur teknikat gjeomagnetike dhe të gjeo-radarit. Ekspertët thonë se vendi mund të bëhet një tërheqje sportive e ngjashme me stadiumin olimpik të zbuluar rreth 50 vjet më parë.
***
Arkeologët rumunë zbuluan një nekropol me rreth 350 varre nga shekulli i dytë dhe i tretë AD pranë Alba Iulia, Rumani. Zbulimi i fundit mund të japë prova të vlefshme të ndikimit romak në Dakia gjatë shekujve të parë pas lindjes së Krishtit . Ekspertët e quajtën atë zbulimin më të madh arkeologjik në zonën e Alba Iulia duke thënë se ai provon ekzistencën e qytetit që nga kohrat e lashta.
***
Një ekip arkeologësh në Bosnje dhe Herzegovinë ka zbuluar dy furra të lashta për shkrirjen e xeherorit të hekurit. Ata e bënë zbulimin ndërsa gërmohej në Kicelj kod Tuzle, një vend arkeologjik. Furrat mund të datohen të shekullit të 8-të apo të 9-të AD.
(Burime të ndryshme – 14/07/08 - 21/07/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes