Kulturë dhe sporte: Mali i Zi fiton kampionatin evropian të vaterpolit

16/07/2008

Mali i Zi mundi Serbinë për të marrë titullin evropian të vaterpolit. Gjithashtu në të rejat kulturore e sportive të javës: Qiproja fitoi tre medalje në kampionatin evropian të çifteve dhe në Maqedoni hapet Festivali Veror i Ohrit.
photo

Portjeri i Malit të Zi, Milosh Shçepanoviç feston fitoren e ekipit të tij mbi Serbinë të dielën (13 korrik) në Malaga, Spanjë. [Getty Images]

Ekipi malazes u bë kampioni i ri evropian i vaterpolit pasi mundi Serbinë 6-5 në finale në Malaga, Spanjë, të dielën (13 korrik). Kroacia kapi vendin e katërt duke humbur me medaljen e bronxit, Hungarinë, 15-14.

***

Edicioni i 48-të i Festivalit Veror të Ohrit u hap të shtunën (12 korrik) me një shfaqje nga sopranoja e famshme në botë Jesseye Norman. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes qenë shtetarët e lartë maqedonas dhe diplomatë të huaj. Festivali bëhet çdo vit nën patronazhin e presidentit Branko Crvenkovski. Ai përfundon në 20 gusht. Edicioni i këtij viti jep rreth 50 shfaqje muzikore, teatrore dhe artistike.

***

Ekipi qipriot i femrave në skeet (lloj disipline qitjeje) fitoi tre medalje, një ari, një argjendi e një bronxi në kampionatin evropian të çifteve i cili u bë në Nikosia nga 5 korriku deri të hënën (14 korrik).

***

Ekipet kombëtare të femrave e meshkujve të Kroacisë u bënë kampionët botërorë në hendbollin e plazhit në Kadiz, Spanjë. Ekipi i femrave mundi Spanjën të dielën (13 korrik) 2-1 në finale, Ekipi i meshkujve mundi Brazilin 2-1.

***

Univeriteti Aristotel i Selanikut priti kampionatin e 8-të botëror universitar të mundjes nga 9 korriku deri të dielën (13 korrik). Rreth 400 atletë nga 35 vende morën pjesë në veprimtari. Kampionati është zhvilluar çdo dy vjet, që nga viti 1968.

***

UNESKO shtoi të mërkurën (9 korrik) qytetin e Beratit në Shqipërinë qendrore, në Listën e vet të Trashëgimisë Botërore. Berati quhet gjithashtu "qyteti i njëmijë dritareve" për nder të shtëpive të vjetra të shumta që vështrojnë mbi qytet. Zyrtarët lokalë shpresojnë se përfshirja në Listën e Trashëgimisë Botërore do të nxisë fondet për ruajtjen e qendrës së vjetër të qytetit.

(Burime të ndryshme – 09/07/08-16/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading