Shkencë dhe teknologji: Ohri pret Universitetin Ndërkombëtar Veror

14/07/2008

Universiteti Ndërkombëtar Veror hapet në Ohër. Gjithashtu në lajmet: arkeologët serbë zbulojnë objekte të një qyteti mesjetar dhe muzeumi i qytetit të Bukureshtit pret një ekspozitë astronomie.
photo

Fillon Univerisiteti Ndërkombëtar Veror në Ohër. [Getty Images]

Universiteti Ndërkombëtar Veror u hap në Ohër të hënën (7 korrik) duke mbledhur së bashku rreth 350 pjesëmarrës nga Maqedonia dhe jashtë. Programi i universitetit ofron 12 kurse në shkencat sociale që vazhdojnë deri të dielën (20 korrik).

***

Një ekip arkeologësh serbë kryesuar nga Jovanka Klajiç zbuluan dy skelete të dielën (6 korrik) që do të nxjerrin më shumë rreth kryeqytetit serb mesjetar Stari Ras, pranë Novi Pazar. Skeletet janë secili 1.93 cm të gjatë, duke u takuar njerëzve që qenë të gjatë mbi 2 metra. Duke gërmuar mbi dy dekada, arkeologët zbuluan dy kisha, një kapelë, një pallat dhe gjëra të tjera që provojnë vendosjen e Stari Ras.

***

Instituti i Shkencave Teknike të Akademisë Serbe të Shkencave njoftoi të martën (8 korrik) nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunimin në kulturë, arsim e shkencë me Universitetin katolik të Brazilias.

***

Arkeologët maqedonas zbuluan një statujë të Venusit nga shekulli i tretë pranë qytetit të lashtë të Shkupit. Statuja është 170 cm e gjatë. Ajo do të paraqitet pas restaurimit në muzeun e Shkupit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një ekspozitë astronomie e titulluar "Universi në Qendrën e Qytetit" u hap të hënën (7 korrik) në Muzeun e qytetit të Bukureshtit. Ekspozita mbulon stadet kyçe në zhvillimin e astronomisë dhe dhe ofron një ilustrim të sistemit diellor, galaktikave dhe grumbujve yjorë si dhe një paraqitje të mitologjisë të lidhur me yllësitë më të njohura.

***

Në shtator, Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Greqisë do të fillojë ofrimin e vaksinave pa pagesë për kancerin cervikal për vajzat 12 deri 15 vjeç, njoftoi ministria greke e shëndetësisë. Një numër i madh vendesh nuk e kanë futur ende vaksinën e zhvilluar rishtazi.

(Burime të ndryshme – 07/07/08-14/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes