Kulturë dhe sporte: Fusha e Stari Grad të Kroacisë hyn në Listën e Trashëgimisë Botërore

09/07/2008

Një ishull kroat përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO. Gjithashtu në lajme: Grigor Dimitrov i Bullgarisë fitoi Grand Slam të Uimbëldon dhe në Qipro hapet kampionati evropian i çifteve.
photo

Fusha e Stari. [AFP]

Fusha e Stari Grad në ishullin kroat të Hvarit ju bashkua të hënën (7 korrik) Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESKO së bashku me pesë vende të tjera evropiane. UNESKO e shtoi në listë ishullin për shkak të historisë së tij të lashtë: ai është banuar së pari në shekullin e 4-të BC nga grekët ionianë. Popullsia ende rrit ullinj dhe rrush, duke mbajtur dëshminë "e sistemit gjeometrik të ndarjes së tokës përdorur nga grekërit e lashtë", tha UNESKO.

***

Grigor Dimitrov i Bullgarisë fitoi kampionatin e tenisit 2008 në Uimbëldon për të rinj të dielën (6 korrik). Dimitrov, 17 vjeç, u bë bullgari i parë që arrin një fitore të tillë në kampionat. Ai mundi në finale Henri Kotinen nga Finlanda duke marrë të dy setet.

***

Kamionati evropian i çifteve të gjuetisë u hap në Qipro të shtunën (5 korrik). Gara vazhdon deri të hënën (14 korrik) në Poligonin Olimpik të Qitjes në Nikosia. Një total prej 400 sportistësh nga 40 vende po konkurojnë në disiplinat e trap, skit dhe trap i dyfishtë, njoftoi Federata e Sportit të Qitjes e Qipros.

***

Filloi të dielën (6 korrik) në Ohër, Maqedoni, Festivali Ballkanik i Këngëve dhe Valleve Popullore. Veprimtaria, e organizuar nga qendra kulturore Grigor Prliçev e qytetit, merr mbështetje financiare nga ministria e kulturës e Maqedonisë. Ajo paraqet shfaqje nga artisët prej Bullgarisë, Serbisë, Greqisë , Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi, Kosta Rikës dhe Maqedonisë.

***

Këtë verë hekurudha kombëtare kroate po lëshon dhjetë trena të rinj që do të ofrojnë udhëtime brenda ditës në vendet kulturore, gastronomike e të tjera. Duke nisur nga e shtuna (12 korrik), trenat do të drejtohen në Zupanja, e famshme për traditat dhe ritualet e veta të korrjeve dhe për Festivalin Kriz të Biskotave dhe Hajeve të Veçanta, në shtator, ndërsa një tjetër tren do të drejtohet për në Osjek për një turne në Kopacki Rit, një zonë e mbrojtur e natyrës.

***

Qyteti verior shqiptar i Shkodrës priti edicionin e katërt të Festivalit të Xhazit të Shkodrës i cili filloi në 2 koorik dhe përfundoi të shtunën. Muzikantë spiritualë e të xhazit nga Shqipëria, Britania e Madhe dhe Italia dhanë shfaqje së bashku me korin lokal suing-spiritual. Festivali përfshiu diskutime dhe shfaqjen e videove muzikore.

(Burime të ndryshme – 02/07/08-09/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading