Shkencë dhe teknologji: kirurgjia robotike, një sukses në Greqi

07/07/2008

Specialistët grekë diskutojnë kirurgjinë robotike. Gjithashtu në lajmet shkencore këtë javë: studjuesit turq kanë prodhuar një antiserum kundër ethes hemoragjike Krime-Kongo dhe Kroacia i bashkohet CleanSeaNet.
photo

Specialistët diskutojnë kirurgjinë robotike në Selanik. [AFP]

Kirurgjia robotike po çan me të shpejtë udhë në mjekësinë gjinekologjike në Greqi, thanë specialistët gjatë kongresit të 3-të pan-helenik të endoskopisë gjinekologjike në Selanik. Pjesëmarrësit në kongres dhanë paraqitje të arritjeve të kirurgjisë robotike në Greqi gjatë dy viteve të fundit, raportuan TV dhe radioja greke (ERT) të martën (1 korrik). Kirurgët kryen operacionin e parë robotik në vend në 2006.

***

Komisioni parlamentar i punëve të jashtme i Turqisë miratoi një projekt-ligj për të ratifikuar Protokollin e Kiotos javën e shkuar. Turqia është një nga pakë vendet në rajon që nuk e ka ratifikuar dokumentin ku nënshkruesit bien dakord të reduktojnë gazet e efektit të serës deri në 2012 në së paku 5% nën nivelet e 1990.

***

Studjuesit turq kanë prodhuar një anti-serum kundër ethes hemoragjike Krime-Kongo (CCHF) duke përdorur mostra gjaku nga pacientët që zhvilluan imunitet pasi u përmirësuan nga sëmundja. Produktin e zhvilloi departamenti i higjienës i ministrisë turke të shëndetësisë. Studjuesit e testuan atë me sukses në kafshët dhe më pas e përdorën për të trajtuar njerëzit e infektuar nga virusi.

***

Nënpresidenti i Komisionit Evropian Gunter Verhagen dhe ministri shqiptar i ekonomisë Genc Ruli nënshkruan një memorandum mirkuptimi që zyrtarizon hyrjen e Shqipërisë në shtyllën e sipërmarrjes dhe novacionit, Programin Kornizë të Konkurrencës dhe Novacionit (CIP). Programi, që shkon nga 2007 në 2013 me një buxhet 3.6 milion euro, ka tre shtylla kryesore: Programi Kornizë i Sipërmarrjes dhe Novacionit, Programi Mbështetës i Politikës së Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit dhe Programi i Evropës për Energjinë Inteligjente.

***

Kroacia u bashkua me CleanSeaNet, një shërbim i Agjensisë së Sigurisë Evropiane të Marinës që ndihmon gjetjen me satelit të ndotjeve të naftës në det. Pjesëmarrësit në projekt duhet të ndihmojnë dhe zhvillojnë operimin e një sistemi të hershëm paralajmërues.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministrja sllovene e arsimit, shkencës dhe teknologjisë Mojca Kuçler Dolinar dhe homolgu i saj malazes Sreten Skuletiç, miratuan të mërkurën (2 korrik) një marrëveshje mbi bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji. Ministrat ranë dakord që në 2009, të dy ministritë të botojnë thirrje për aplikime për projekte kërkimi të ndërsjellta.

***

Kryetari i Agjensisë bullgare për Teknologjitë e Informacionit, Plamen Vaçkov tha të mërkurën (2 korrik) se vendi i tij ka nevojë për midis 50 dhe 75 milion euro në investime për të siguruar lidhjet shpejtësi-larta të internetit në mbarë vendin. Një partneritet publik-privat mund të sigurojë paratë, tha ai, duke shtuar se agjensia ka hartuar një program kombëtar për zhvillimin e shërbimit bandëgjerë në Bullgari dhe do ta paraqesë së shpejti në qeveri për miratim.

(Burime të ndryshme 30/06/08-07/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment