Kulturë dhe sporte: Madona do të këndojë në Malin e Zi

02/07/2008

Superstari i pop Madona ka në plan një koncert në Malin e Zi. Gjithashtu në lajmet: hapet festivali i pestë ndërkombëtar i vallzimit në Athinë dhe mesfushori turk Hamit Altintop është rreshtuar miidis lojtarëve më të mirë në Euro 2008.
photo

[Getty Images]

Madona do të japë shfaqje në Malin e Zi si pjesë e turneut global të 50 vjetorit të ditëlindjes së saj, tha të dielën (29 qershor) kreu i kompanisë së prodhimit Komuna Maksa katoviç. Koncerti do të bëhet në plazhin e Xhazit, në Budva në 25 shtator. Budva është i vetmi qytet në Evropën Juglindore ku do të japë shfaqje Madona.

***

Festivali i pestë ndërkombëtar i vallzimit i Athinës u hap të martën (1 korrik) në rrethinat e kryeqytetit grek, Gazi. Gjatë festivalit do të japin shfaqje fituesit e çmimeve në konkurimin ndërkombëtar të Hanoverit nga 2006, në 2007 e 2008 si edhe dhjetë grupe të tjera të huaja e greke të valleve.

***

Mesfushori turk Hamit Altintop është renditur midis lojtarëve më të mirë në Euro 2008 që përfundoi të dielën (29 qershor). Skuadra e Euro 2008, e njoftuar nga ekipi teknik i UEFA përbëhet nga 23 lojtarë nga të katër ekipet çerekfinaliste. Mesfushori spanjoll Xavi fitoi Lojtarin më të Mirë.

***

Festivali tre-ditor i muzikës B'ESTFEST hapet të premten (4 korrik) në qendrën e ekspozitave Romexpo në Bukuresht. Do të japin shfaqje disa nga yjet më të mëdhej të muzikës bashkëkohore duke përfshirë Alanis Moriset, nelli Furtado, Manik Strit Priçërs, Stereofoniks dhe Sipres Hill.

***

Një festival i kinemasë franceze e frankofone u hap në Ohër, Maqedoni, të hënën (30 qershor). Veprimtaria pesë-ditore do të shfaqë dhjetë filma të gjatë dhe dy të shkurtër në gjuhën frënge.Veprimtarinë e hapën ministri maqedonas i kulturës Arifhikmet Xhemaili dhe ambasadori i Francës në Shkup Bernard Valero.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Festivali kryesor kulturor i verës i Bosnje dhe Herzegovinës, "Netët e Bashkarsija" nisi të martën (1 korrik) me premierën botërore të operas "Lyssi" të Erik Breton., si pjesë e Netëve të Muzikës Franceze. Festivali vjetor vazhdon gjatë korrikut dhe shumë nga veprimtaritë e tij jepen në Sarajevën historike.

***

Pjesëmarrësit nga 15 vende me 13 shfaqje po dalin në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Shibenik, Kroaci i cili nisi në 21 qershor. Cdo vit, për dy javë, Shibeniku pret muzikantë, aktorë, filambërës, poetë, artistë kukullash dhe të tjerë për spektatorët e rinj. Festivali merr mbështetje nga UNICEF dhe UNESKO dhe sponsorizohet nga preside4nti kroat Stipe Mesiç.

(Burime të ndryshme – 25/06/08-02/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment