01/07/2008
Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak ishte në Bruksel javën e shkuar. Gjithashtu në lajmet diplomatike: ministri i jashtëm qipriot Markos Qiprianu është në Kinë dhe presidnti kroat Stipe Mesiç është në Spanjë.
![]() Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak (majtas) u takua me komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn, në Bruksel të premten (27 qershor). [EC] |
Në një takim me komisionerin e zgjermit të BE Olli Rehn në Bruksel të premten (27 qershor), Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) Miroslav Lajçak tha se megjithë përparimin e rëndësishëm në BiH gjatë muajit tpë fundit, "sfida të rëndësishme shtrihen përpara për të mos bërë të mundur një kalim të plotë të OHR në EUSR [përfaqësuesi i posaçëm i BE]." Lajçak informoi gjithashtu Komitetin Politik dhe të Sigurisë, organizmin e politikës së jashtme të BE, mbi situatën në BiH.
***
Ministri i jashtëm qipriot Markos Qiprianu u nis të shtunën (28 qershor) për një vizitë tre-ditore në Kinë. Ai do të diskutojë marrëdhëniet e ndërsjellta dhe përpjekjet për ribashkimin e ishullit me homologun e tij kinez Jan Jieçi.
***
Presidenti kroat Stipe Mesiç u nis të shtunën (28 qershor) për një vizitë tre-ditore në Spanjë. Të dielën, ai hapi Ditën e Kroacisë në World Expo 2008 në Saragosa.
***
Anëtarët e presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Haris Silajxhiç, Nebojsha Radmanoviç dhe Zheljko Komsiç u nisën të dielën (29 qershor) për një vizitë pesë-ditore në Malajzi. Ata janë planifikuar të takohen me mbretin Jang di-Pertuan Agong dhe kryeministrin Abdullah Ahmad Badavi.
***
Ministri i sigurimit i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Tarik Sadoviç dhe ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për operacionet, Martin Hauard nënshkruan të enjten (26 qershor) në Bruksel një memorandum mirkuptimi midis Sarajevës dhe Aleancës që ka për qëllim lehtësimin e transportit civil ndërkufitar. Dokumenti parashikon bashkëpunimin në trajtimin e pasojave të përdorimit apo aksidenteve që përfshijnë agjentë kimikë, biologjikë, radiologjikë dhe bërthamorë.
***
Kryeministri grek Kostas Karamanlis premtoi mbështetjen e vendit të tij për procesin e integrimit të Malit të Zi në BE gjatë një takimi me homologun e tij malazes Milo Gjukanoviç të hënën (30 qershor) në Athinë. Vizita këtij të fundit erdhi në kuadrin e synimit të vendit të tij për të aplikuar për statusin e vendit kandidat të BE më pas këtë vit.
***
Kryetari i parlamentit grek Dimitris Sioufas u takua të hënën (30 qershor) në Moskë me kryeministrin rus Vladimir Putin, ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe me kryetarin e Dumës Boris Grizlov. Ata diskutuan marrëdhëniet e ndërsjellta ekonomike, veçanërisht përparimin e ndërtimit të tubcionit të naftës Burgas-Aleksandropolis dhe të tubacionit të gazit Rrjedha Jugore.
***
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer dhe presidenti rumun Traian Bashesku diskutuan politikat mbrojtëse të NATO-s gjatë një takimi të hënën (30 qershor) në Bruksel. Ata diskutuan gjithashtu misionin ushtarak në Afganistn, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e detit të Zi dhe zgjerimin e NATO-s.
(Burime të ndryshme 24/06/08-01/07/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes