Biznes: Çmimet e metalit dhe tubave rritin koston e tubacionit Trans-ballkanik

27/06/2008

Tubacioni Trans-ballkanik do të kushtojë 50% më shumë se ç'pritej fillimisht. Gjithashtu në lajme: një ekip i FMN përfundoi një shqyrtim mbi Turqinë dhe Bosnje dhe Herzegovina dhe KfW e Gjermanisë bien dakord të rindërtojnë hidrocentralin e Ramës.
photo

Tubacioni i naftës Burgas-Aleksandropolis do të kushtojë më tepër se ç'pritej. [Getty Images]

Tubacioni i naftës Burgas-Aleksandropolis do të kushtojë midis 1.5 miliard dhe 1.55 miliard euro, 50% më shumë se ç'pritej fillimisht, tha të enjten (26 qershor) operatori rus i projektit, Trans-Balkan Oil Pipeline. Arsyeja e parë e kësaj është rritja e çmimit të metalit dhe tubave. Bullgaria dhe Greqia, që kanë secila nga 24.5% të aksioneve në projekt, kanë shtyrë procesin e shpronësimit të tokës për tubacionin.

***

Një ekip i FMN përfundoi një shqyrtim mbi ecurinë e Turqisë në dy marrëveshjet e fundit të ndihmës, raportoi të mërkurën (25 qershor) zgjendai Anatolian. Sipas raportit të FMN, ecuria e Turqisë është pozitive në të dy marrëveshjet e ndihmës lidhur me gjatësinë, angazhimin dhe përdorimin e efektshëm të ndihmës financiare.

***

Kompania shtetërore e naftës dhe gazit e Kroacisë, INA, nisi kërkimet në fushën Moghan-2 në Iran. Projekti, i drejtuar së bashku me Kompaninë Kombëtare të Naftës së Iranit, ka një vlerë të përllogaritur 142 milion $ dhe pritet të vazhdojë nga katër në pesë vjet. INA dhe partneri i saj lokal duhet të kryejnë kërkime gjatë një periudhe prej 25 vitesh.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bosnje dhe Herzegovina (BiH) dhe KfW e Gjermanisë nënshkruan një marrëveshje të hënën (23 qershor) me vlerë 17 milion euro për rindërtimin e hidrocentralit të Ramës. Përtëritja ka për qëllim të rritë jetën e hidrocentralit me 20 vjetdhe të rritë kapacitetin e tij të energjisë.

***

Furnizuesi grek i sistemit të llotarive, Intralot, njoftoi të martën (26 qershor) se ka përftuar një licensë loje në Tasmani që do të bënte të mundur zgjerimin e tij në Australi. Kompania lëshoi një deklaratë ku thoshte se do të fillonte shumë shpejt operimin e një rangu lojrash llotarie nëpërmjet një rrjeti të gjerë pikash shitëse në Tasmani.

(Burime të ndryshme – 20/06/08-27/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment