25/06/2008
Turqia fitoi ndeshjen e futbollit të së premtes në Euro 2008 kundër Kroacisë. Gjithashtu në lajmet: grupi britanik i rrokut The Police dha një koncert në Beograd dhe në Shibenik, Kroaci hapet festivali i 8-të ndërkombëtar i fëmijëve.
![]() Turqia mund Kroacinë në ndeshjen e EURO 2008. [Getty Images] |
Turqia kaloi në gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit Euro 2008 pas një ndeshjeje dramatike kundër Kroacisë të premten (20 qershor). Ekipet mbyllën ndeshjen e rregullt në barazim dhe fituesin e përcaktoi gjuajtja e penalltive. Turqia shënoi tre herë gjatë penalltive ndërsa Kroacia vetëm një herë. Turqia luan me Gjermaninë në ndeshjen gjysmëfinale të mërkurën (25 qershor).
***
Qyteti i Sarndës, Shqipëri, përuroi një Qendër Kombëtare për Restaurimin e Arkeologjisë Shqiptare të hënën (23 qershor). Saranda është një nga rrethet më të pasura shqiptare në relike arkeologjike. Qendra, që përfshin 25 ekspertë parashikon futjen e një mënyre të re të restaurimit të trashëgimisë arkeologjike të vendit.
***
Grupi legjendar britanik The Police dha një koncert të martën (24 qershor) në Beograd. Hapja ishte me Counting Crows. Koncerti ishte pjesë e një turneu botëror të grupit i cili nisi vitin e kaluar dhe ishte turneu më i shitur e më fitimprurës nga ndonjë grup muzikor në 2007.
***
Ana Ivanoviç e Serbisë nisi Uimbledonin të hënën (23 qershor) duke mundur Rosana de los Rios të Paraguait, 6-1, 6-2. Novak Gjokoviç, tenisti kryesor serb për meshkuj kaloi gjithashtu raundin duke mundur Mikael Berrer të Gjermanisë, 7-5, 2-6, 6-3, 6-0.
***
Njëzetedy filma artistikë të shkurtër e të rregullt nga Kosova dhe Shqipëria do të shfaqen në Festivalin e Filmit të Gjenovës, nga e hëna (30 qershor) deri në 6 korrik në Gjenova, Itali. Filmat janë pjesë e serisë së filmave në gjuhën shqipe "Përtej kufirit".
***
Qyteti i Pafos, Qipro, do të presë edicionin e dhjetë të festivalit dy-ditor Afrodita e Pafosit që fillon të dielën (29 qershor). Një shfaqje e "Madama Batërflai" të Puçinit do të shënojë përvjetorin e këtij viti. Festivali do të mbahet në kështjellën e Pafos.
***
Shibeniku, Kroaci, po pret edicionin e 48-të të festivalit të 48-të ndërkombëtar të fëmijëve deri në 5 korrik. Veprimtaria mbledh së bashku pjesëmarrës nga Britania e Madhe, Japonia, Italia, Polonia, Bosnje dhe Herzegovina, Sllovenia, Rusia, Shqipëria, Spanja dhe Maqedonia në dramë, muzikë dhe vallëzim.
(Burime të ndryshme – 18/06/08-25/06/08)