23/06/2008
Transmetuesi zyrtar i Malit të Zi për kampionatin e futbollit Euro 2008, kanali IN, do të padisë operatorët e kabllit për transmetimin e ndeshjeve. Gjithashtu në lajmet: Greqia nis Kadastrën Kombëtare Helenike.
![]() [Getty Images] |
Kanali i TV të Malit të Zi IN, transmetuesi zyrtar i kampionatit të futbollit Euro 2008 në Malin e zi, ka ndërmend të padisë operatorët lokalë të kabllit për shfaqjen e ndeshjeve. Sipas IN, UEFA nënshkroi një kontratë ekskluzive duke i dhënë IN të drejtat e transmetimit të cilat operatorët lokalë të kabllit i shkelën duke dështuar t'ja dilnin konkurimit të transmetimit të ndeshjeve.
***
***
Greqia nisi Kadastrën e vet Kombëtare Helenike të martën (17 qershor). Grekët mund të regjistrojnë tani pronësinë e tokës në sistem deri në 30 shtator. Të çatdhesuarit mund të regjistrojnë pronat e tyre greke deri në 30 dhjetor. Zyrtarët kadastralë presin regjistrimin e rreth 6.7 milion akteve noteriale për 310,000 hektarë tokë në më pak se katër vjet.
***
Qeveria shqiptare ka në plan të hapë 14 zyra informative në rajonet kufitare të vendit për të informuar shtetasit për mundësitë e punësimit dhe trainimit jashtë. Ajo do të japë gjithashtu një numër deri tani të emigrantëve shqiptarë dhe do të lejojë regjistrimin për votimet.
***
Shkencëtarët turq nga Universiteti Balikesir, në bashkëpunim me përfaqësuesit e industrisë dhe ministrinë e bujqësisë, kanë zhvilluar një projekt për të përdorur gjethet e ullirit, halat e pishave, farat e rrushit dhe lëkurat e domateve që digjen tani si hedhurina. Këto materiale janë suplemente të rëndësishme ushqimore gjëkundi në botë. Gjethet e ullirit për shembull, mund të ndihmojnë luftimin e të ftohtit dhe gripit dhe trajtojnë ngushtimin e arterieve, një shkak i shpeshtë i goditjeve të zemrës, si dhe forcojnë sistemin imun.
***
Rreth 70,000 shkencëtarë dhe studentë janë pjesë e diasporës greke, raportoi të martën (17 qershor) gazeta greke Kerdos. Sipas raportit, Greqia po vuan nga një "ikje e trurit" ashtu si dhe rajoni i SEE.
***
Gazeta e parë për të verbërit dhe të dëmtuarit nga sytë në Serbi arriti 200 lexuesit e vet të premten (20 qershor) në Novi Sad. Gazeta doli në Braille. Klubi Rotarian i Novi Sadit po sponsorizon publikimin.
***
Një konferencë rajonale mbi "Energjinë e Pastër dhe Politikën Transparente të Energjisë" u mbajt në Sarajevë të enjten (19 qershor). Forumi ju drejtua çështjeve të problemeve mjedisore dhe të ndikimit të ndotjes. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Fondacioni Heinrik Boll dhe Qendra e Tuzlës për Ekologjinë dhe Energjinë, qenë organizatorët e veprimtarisë.
(Burime të ndryshme – 16/06/08-23/06/08)