20/06/2008
Ekspozita e parë ndërkombëtare e biznesit dhe aviacionit të përgjithshëm në Evropën Juglindore u bë në Athinë. Gjithashtu në lajmet: Maqedonia u bë një anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Këshillave Ekonomike e Sociale dhe Bullgaria gëzoi një ngjitje në rritjen ekonomike në tremujorin e parë të 2008.
![]() [ICARUS.ba] |
Athina priti 2008 ICARUS Aero Expo, ekspozitën e parë ndërkombëtare të biznesit dhe aviacionit të përgjithshëm në Evropën Juglindore. Panairi shfaqi të rejat e fundit në industrinë e ndërtimit të avionëve si edhe fluturime të avionëve ushtarakë. Ai përfshinte gjithashtu seminare.
***
Maqedonia u bë një anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Këshillave Ekonomike e Sociale në 13 qershor në Romë. Delegacioni maqedonas, i kryesuar nga ministri i punës dhe politikës sociale Ljupço Meskov, ndoqi një takim të shoqatës.
***
Rritja ekonomike në Bullgari arriti 7% në tremujorin e parë të 2008, njoftoi të hënën (16 qershor) Instituti Kombëtar i Statistikave. Norma tejkaloi 5.5% të revizionuar të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Analistët parashikojnë rezultate të shkëlqyera ekonomike për pjesën tjetër të vitit.
***
Banka Evropiane për Rindërtimin e Zhvillimin (EBRD) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po japin një kredi 40 milion euro për rritjen e nivelit dhe rehabilitimin e dokeve në Durrës, Shqipëri. EBRD do të ofrojë 14 milion euro, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga EIB.
***
Gjigandi i çelikut Arcelor Mittal ka marrë një 11.3% shtesë në çelikbërësin më të madh të Turqisë, Erdemir, duke rritur pjesën e tij në kompani në 24.9%. Arcelor pagoi 870 milion për aksionet që shitën Societe Generale, NextGen Capital dhe Credit Suisse.
***
Kompania inxhinjerike kroate Konçar do të zhvillojë një tip të ri treni për hekurudhat e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH). Konçar do të marrë 5.3 milion euro për të prodhuar trenin elektrik me dysheme të ulët dhe ta dorëzojë atë në një vit. Ai do të ecë në rrugët lokale të pasagjerëve në BiH.
***
Çmimet e telekomunikacionit të lëvizshëm në Shqipëri janë tre herë më të larta se në vendet e tjera të Evropës, sipas një raporti të Bankës Botërore, i cili kërkon për çmuime më të ulta . Përmirësimi i infrestrukturës së telekomit do të ndihmojë integrimin rajonal, tha Banka. Ajo shtoi se ky sektor, me energjinë, është më i rëndësishmi për ekonominë shqiptare.
***
Bordi i drejtorëve i Bankës Botërore miratoi të enjten (19 qershor) caktimin e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë të pakësojë humbjen e jetës dhe pronës në situatat emergjente. Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillimin do të furnizojë 4 milion euro dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtimin e Zhvillimin do të japë 1,9 milion euro për fazën e parë të projektit gjatë tre muajve të ardhëshme.
(Burime të ndryshme – 13/06/08-20/06/08)