18/06/2008
Ekipi kroat i futbollit arrin çerekfinalet e EURO 2008. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: Prishtina do të marrë pjesë për herë të parë në Ditën e Muzikës dhe Banja Luka pret festivalin e vet të dytë ndërkombëtar të filmit të shkurtër.
![]() Sulmuesi kroat Ivan Klasniç bie në gjunjë për të kremtuar me shokun e skuadrës Danijel Pranjiç pas shënimit të golit të hënën (16 qershor) kundër Polonisë, në Klagenfurt, Austri. [Getty Images] |
Ekip kroat i futbollit triumfoi në grupin B të kampionatit Euro 200, duke mundur Poloninë 1-0 të hënën (16 qershor) pas fitoreve të mëparshme me Austrinë e Gjermaninë. Ekipi kroat do të udhëtojë në Vienë për një ndeshje çerekfinale kundër Turqisë e cila lëvizi për në raundin tjetër pasi mundi çekët 3-2. Rumania humbi me Hollandën të martën. Greqia doli nga gara pas humbjes me Rusinë.
***
Prishtina do të jetë një nga 100 qytetet anembanë botës që feston Ditën e Muzikës, organizuar për herë të parë në Kosovë nga autoritetet bashkiake në bashkëpunim me ambasadën franceze. Të shtunën (21 qershor) instrumentistët do të luajnë disa zhanre muzikore në vende të ndryshme në Prishtinë, duke përfshirë muzikën klasike, muzikën për fëmijë dhe muzikën alternative. Orkestra e KFOR do të marshojë në një paradë.
***
Festivali i dytë ndërkombëtar i filmit të shkurtër "Kratkofil", u hap në Banja Luka, Bosnje dhe Herzegovinë, të enjten (12 qershor). Forumi katër-ditor shfaqi 50 filma nga katër kontinente dhe ofroi një program të posaçëm mbi kinematografinë polake, duke përfshirë filma nga regjisorët Roman Polanski dhe Krzystof Kieslovski.
***
Një fond i Komisionit Evropian do të caktojë 3 milion euro për rehabilitimin e qendrave urbane shqiptare me trashëgimi historike e kulturore. Dymbëdhjetë qytete kanë aplikuar të jenë pjesë e projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i integruar i trashëgimisë historike e kulturore të Shqipërisë", por vetëm katër qytete do të marin fonde.
***
Kartonisti bullgar Milen Vitanov fitoi një çmim të posaçëm të jurisë në festivalin ndërkombëtar të filmit vizatimor mbajtur në Francë nga 8 qershor deri të premten (13 qershor). Vitanov e fitoi çmimin me filmin e tij "Fundi im i lumtur" . Morën çmime gjithashtu filmat "Ajo që mat" e Veljko Popoviç dhe "Morana" e Simon Bogojeviç, të dy nga Kroacia.
***
Kotori, Mali i Zi, priti të shtunën (14 qershor) dhe të dielën edicionin e shtatë të festivalit të filamave mesdhetarë për botën e nënujit, Sub-Aqua Fest. Veprimtaria shfaqi 14 filma nga 12 vende evropiane. Filmi "Një për të gjithë" e regjisores spanjolle Leandra Blanka fitoi çmimin kryesor.
(Burime të ndryshme – 11/06/08-18/06/08)