Ditari diplomatik: Zyrtari i OKB në Qipro do të ringjallë bisedimet e ribashkimit

17/06/2008

Përpjekjet për të rinisur bisedimet e ribashkimit në Qipro janë në udhë. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Kryebashkiakja e Sarajevës, Semiha Borovac u takua me kryebashkiakun e Dejtonit, Ohajo Rhin MekLin dhe presidenti turk Abdullah Gul viziton Kroacinë.
photo

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike, Lin Paskoe. [Getty Images]

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Lin Paskoe arriti në Qipro të hënën (16 qershor) për takime me presidentin qipriot Demetris Kristofias dhe kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat. Vizita e Paskoes është pjesë e përpjekjeve për të rinisur bisedimet mbi ribashkimin e ishullit. Ai takohet më vete me Kristofias dhe Talat të martën.

***

Kreybashkiakja e Sarajevës, Semiha Borovac dhe kryebashkiaku i Dejton, Ohajo, Rhin MekLin diskutuan të enjten (12 qershor) mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit midis qyteteve të tyre, gjatë vizitës së MekLin në Bosnje dhe Herzegovinë. Ata ranë dakord të nisin një program shkëmbimi studentor midis Universitetit të Sarajevës dhe universiteteve në Dejton më pas këtë vit. MekLin vlerësoi përparimin e bërë nga BiH që prej 1995.

***

Kryetari i parlamentit të Republika Srpska (RS) Igor Radoijçiç dhe Perica Rajçeviç, kreu i komitetit parlamentar mbi integrimin në BE dhe bashkëpunimin rajonal, u nisën të hënën (16 qershor) për një vizitë dy-ditore në Britaninë e Madhe. Zyrtarët e RS pritet të takohen me Antoni Smith, drejtor për Evropën në Zyrën e Jashtme dhe Xhon Ostin dhe Patrik Kormak, respektivisht kryetari e nënkryetari i grupit parlamentar Gjithë-Partiak për BiH.

***

Kryeministri bullgar Sergej Stanishev u nis të dielën (15 qershor) për një vizitë zyrtare tre-ditore në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, Stanishev hapi një forum investimesh në Klubin Harvard të Nju Jorkut. Ministri i jashtëm Ivajlo Kalfin që shoqëron Stanishev do të bëjë një prezantim mbi perspektivat ekonomike për Bullgarinë dhe vendet e tjera në rajon. Të mërkurën, Stanishev takohet me presidentin e SHBA Xhorxh W. Bush.

***

Presidenti turk Abdullah Gul dhe homologu i tij kroat counterpart, Stipe Mesiç ranë dakord të mërkurën (11 qershor) se përpjekjet për të vendosur stabilitet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore, janë të domosdoshme. Në takimin e tyre në Zagreb, delegacionet e tyre nënshkruan një memorandum mirkuptimi midis arkivave shtetërore turke e kroate.

(Burime të ndryshme 10/06/08 - 17/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading