Biznes: FMN do të rrijë në BiH

13/06/2008

FMN thotë se zyra e saj në Sarajevë do të mbetet e hapur. Gjithashtu në lajmet: kontrollori i përgjithshëm i Kosovës lëshon një raport mbi shkeljet financiare nga ministria e tregtisë dhe industrisë në 2006 dhe niveli i përparimit të Serbisë në reformat shpuri në ndihmë më të pakët financiare në 2007.
photo

[Getty Images]

FMN nuk do ta mbyllë por do ta transformojë misionin e vet në BiH, tha FMN në një deklaratë të hënën (9 qershor). Ajo sprapsi deklarimin e një dite më parë nga guvernatori i Bankës Qendrore të BiH Kemal Kozariç se FMN do të mbyllë zyrën e saj të Sarajevës për shkak të mungesës së ndonjë programi të FMN në BiH gjatë katër viteve të fundit. "Zyra e FMN do të mbetet në Bosnje dhe Herzegovinë për të ardhmen e parashikuar," thoshte deklarata.

***

Kontrollori i përgjithshëm i Kosovës botoi një raport të mërkurën (11 qershor) ku kritikohen praktikat e ministrisë së tregtisë dhe industrisë në 2006, duke nënvizuar shkeljet e kryera nga ministra që kushtuan miliona euro. Zyra gjeti 67 shkelje të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe keqshpërndarjen e investimeve kapitale. Kontrollorët thanë gjithashtu se ministria nuk dokumentoi shpenzimet për 2.3 milion euro.

***

Serbia mori një ndihmë financiare më të vogël në 2007 se në 2006, një pasqyrim i përparimit në reformat, tha të enjten (12 qershor) ministri që ikën, i financave, Mirko Cvetkoviç. Serbia mori 370 milion euro në ndihmë financiare vitin e kaluar, 130 milion euro më pak se në 2006.

***

Një konsorcium SHBA-Zvicër fitoi tenderin për të blerë 85% të ARMO, rafinerisë së vetme shtetërore në Shqipëri, tha ministria e ekonomisë të hënën (9 qershor). Refinery Associates e Teksasit, Mercuria Energy Group Ltd. e Zvicrës dhe Anika Enterprises ofruan 125 milion euro. Vëzhguesit presin që një kontratë zyrtare të nënshkruhet më pas këtë muaj.

***

Qeveria kroae miratoi një plan të revizionuar për të zhvilluar rrjetin e gazit natyror kombëtar deri në 2011. Qëllimi është të reduktohet vartësia e Kroacisë nga gazi natyror prej Rusisë, pasi importet e tanishme ruse zënë 40% të kërkesës totale vendase dhe ka gjasa të priren për lart.

***

Qeveria greke emëroi George Provopulos si guvernatorin e ri të bankës qendrore të vendit të mërkurën (11 qershor). Provopulos, 58 vjeç do të pasojë Nikolas Graganas i cili do të largohet nga posti javën tjetër. Provopulos është ish CEO i kreditorit të katërt më të madh të Greqisë, Piraeus Bank.

(Burime të ndryshme – 06/06/08-13/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading