Ditari diplomatik: Dodik i RS në Rusi

10/06/2008

Kryeministri i RS ndoqi një forum ekonomik në Rusi. Gjithashtu në lajmet diplomatike: hapet në Malin e Zi një përfaqësi e përherëshme e KE dhe presidenti shqiptar Bamir Topi u takua me ministrin e jashtëm qipriot Markos Qipriani.
photo

Kryeministri i RS Milorad Dodik ishte në Rusi gjatë fundjavës. [Getty Images]

Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik arriti në Rusi të premten (6 qershor) për të marrë pjesë në Forumin tre-ditor Ndërkombëtar Ekonomik në San Petersburg. Dodik u takua me një numër bankierësh dhe investitorësh rusë dhe tha se atje ka një interes të fortë investimi në RS. Ai diskutoi gjithashtu privatizimin e sektorit të naftës së RS me kompaninë ruse Zarubezhneft. Forumin e ndoqën mbi 8,000 zyrtarë qeverish, bankierë dhe ekonomistë nga 120 vende.

***

Ministri i jashtëm rumun Lazar Komanesku u takua të hënën (9 qershor) me homologun e tij italian Franko Fratini. "Ne do të diskutojmë marrëdhënie të ndërsjellta si dhe partneritetin midis Rumanisë dhe Italisë, nga një perspektivë evropiane," u tha Komanesku gazetarëve përpara nisjes së tij në Romë. Takimet e tij në Itali pritet të prekin çështjet e imigracionit në dritën e një sërë masash kontrolli të imigracionit futur kohët e fundit nga Roma.

***

Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç dhe drejtori i drejtorisë së përgjithëshme të zgjerimit në Komisionin Evropian (KE) Majkëll Lej hapën të premten (6 qershor) një përfqaqësi të përherëshme të KE në Podgoricë. Zyra është në qendër të kryeqytetit, në bregun e lumit Ribnica. Në ceremoni, Lej tha se zyra do të lehtësojë kontaktet midis institucioneve malazeze dhe zyrtarëve të KE.

***

Kryeministri kroat Ivo Sanader u takua me kancelarin austriak Alfred Gusenbauer të dielën (8 qershor) në Vienë. Të dy zyrtarët thanë se Kroacia dhe Austria kanë potencial të madh për marrjen pjesë në nisma të ndryshme investimesh. Ata vlerësuan gjithashtu nivelin e bashkëpunimit dhe lidhjet e ndërsjellta.

***

Presidenti shqiptar Bamir Topi u takua të premten (6 qershor) në Tiranë me ministrin e jashtëm qipriot Markos Qiprianu. Ata shprehën vendosmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe praninë e investitorëve qipriotë në Shqipëri. Topi falenderoi Qiprianun për ratifikimin kohët e fundit nga parlamenti qipriot të marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit të Shqipërisë me BE.

***

Presidenti vietnamez Nguyen Minh Triet arriti në Athinë të shtunën (7 qershor) për një vizitë zyrtare katër-ditore. Triet u takua me homologuin e tij grek Karolos Papulias, kryetarin e parlamentit Dimitris Siufas dhe krerët e partive socialiste dhe komuniste.

***

Kryeministri britanik Gordon Braun shprehu mbështetjen e tij të plotë për përpjekjen e ripërtërirë për të zgjidhur problemin e Qipros, ndërsa u takua të enjten (5 qershor) në Londër me presidentin qipriot Demetris Kristofias. Ky i fundit e informoi atë mbi përparimin e kontakteve midis grupeve të ekspertëve nga të dy komunitetet e ndara dhe mbi nisjen e mundëshme zyrtare të bisedimeve të ribashkimit më pas këtë muaj.

(Burime të ndryshme - 03/06/08-10/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading