Ditari diplomatik: Gul i Turqisë bën vizitë të shënuar në Japoni

03/06/2008

Abdullah Gul i Turqisë merr pjesë në forumet ekonomike japoneze këtë javë. Gjithashtu në të rejat diplomatike: kryeministri sllovak Robert Fico ishte në Sarajevë dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB Srxhan Kerim shprehu mbështetje për përqëndrimin e Shqipërisë në energjinë bërthamore.
photo

Presidenti turk Abdullah Gul arriti të martën (3 qershor) në Japoni. [Getty Images]

Abdullah Gul arriti të martën (3 qershor) në Japoni për vizitën e parë zyrtare ndonjëherë në atë vend nga një president turk. Ai do të takojë perandorin Akihito, kryeministrin Jasuo Fukuda dhe anëtarë të parlamentit. Gul do të marrë pjesë gjithashtu në forumet ekonomike në Tokio dhe Osaka.

***

Kryeministri estonez Andrus Ansip arriti të dielën (1 qershor) për një vizitë katër-ditore në Maqedoni. Delegacioni i tij përbëhet nga përfaqësues të 15 kompanive estoneze të IT.

***

Kryetari i parlamentit qipriot Marios Karojan arriti të hënën (2 qershor) në Portugali për një vizitë tre-ditore. Karojan do të takohet me presidentin Anibal Kavako Silva dhe anëtarë të parlamentit.

***

Kryeministri sllovak Robert Fico, u takua në Sarajevë të hënën (2 qershor) me kryeministrin e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Nikola Spiriç, anëtarët e presidencës tre-palëshe dhe kryeministrin e Republika Srpska Milorad Dodik. Fico dhe Spiriç nënshkruan një marrëveshje mbi investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik.

***

Përqëndrimi i Shqipërisë në energjinë bërthamore fitoi të entjen (29 maj) mbështetjen nga presidenti i Asamblesë së Përgjithëshme Srgjan Kerim, në Tiranë. Kerim u takua me presidentin Bamir Topi, kryetaren e parlamentit Josefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha.

***

Ministri i mbrojtjes i Bosnje dhe Herzegovinës Selmo Çikotiç dhe homologu i tij malazes, Boro Vuçiniç, u takuan të premten (30 maj) në Sarajevë për të diskutuar bashkëpunimin në zbatimin e Planit Individual të Veprimit për Partneritetin (PAP) dhe programin e Dialogut Intensiv në ofertat e tyre respektive të anëtarësimit në NATO.

***

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencë Politike Këshillimore të Popullit Kinez (CPPCC), Jia Qinglin u takua me kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe kryetarin e parlamentit Luka Bebiç të mërkurën (28 maj) në Zagreb. Jia dhe Sanader shpresojnë të përmirësojnë dialogun politik dhe bashkëpunimin në tregti, kulturë, shkencë dhe turizëm.

***

Perspektivat e Turqisë në BE dhe përparimi në bisedimet e pranimit në BE qenë temat kryesore të mërkurën (28 maj) kur kryetari i parlamentit turk Koksal Toptan u takua me kryeministrin rumun Kalin Popesku Tarikeanu dhe kryetarin e dhomës së ulët Bogdan Olteanu, në Bukuresht. Ata shprehën mbështetjen e plotë për ofertën e Turqisë për në BE.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri kroat i jashtëm dhe i integrimit në BE, Gordan Jandrokoviç arriti në Tiranë të hënën (2 qershor) për të diskutuar perspektivat në NATO dhe BE. Ministrja shqiptare e integrimit, Majlinda Bregu diskutoi procesin e stabilizimit dhe shoqërimit të vendit të saj me BE. Ata diskutuan gjithashtu liberalizimin e ndërsjelltë të vizave.

***

Greqia do të mbështesë një marrëveshje të avancuar bashkëpunimi midis BE dhe Molldavisë, siguroi kryeministri Kostas Karamanlis homologen e tij molldave Zinaida Greçiani të hënën (2 qershor). Karamanlis përsëriti mbështetjen e tij për integrimin e Molldavisë në BE dhe përpjekjet e saj për të zgjidhur çështjen e Trans-Dniestrit.

(Burime të ndryshme 27/05/08-03/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment