Shkencë dhe teknologji: vijnë kompjutera për shkollat shqiptare

02/06/2008

Të gjitha shkollat shqiptare të ciklit të ulët do të marrin kompjutera dhe qendra të IT deri nga fundi i vitit. Gjithashtu në lajmet: Serbia nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Indinë dhe Solar Integrated Technologies fitoi kontratën e vet të parë në Greqi.
photo

[Getty Images]

Deri nga fundi i vitit, të gjitha shkollat e ciklit të ulët në Shqipëri do të kenë kompjutera dhe qendra të IT, njoftoi të dielën (25 maj) ministria e arsimit. Rreth 44% e 600 mijë nxënësve të shkollave të ciklit të ulët kanë përfituar deri tani nga projekti, i titulluar "Shkollat me IT dhe komunikim".

***

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe ambasadori indian në Beograd, Ajay Svarup nënshkruan një marrëveshje në 23 maj mbi bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji. Marrëveshja i jep përparësi bashkëpunimit të kërkimit midis të dy vendeve në teknologjinë e informacionit, agro dhe bioteknologjinë, nanoteknologjinë, efektshmërinë e energjisë, menazhimin e burimeve ujore dhe ndërtimin e qendrave të novacionit.

***

Solar Integrated Technologies (SIT), një ofrues i zgjidhjeve solare, tha të mërkurën (28 maj) se fitoi kontratën e vet të parë në Greqi. UPC Energy Management ndërmjetësoi marrëveshjen e cila shënon një hap të parëtë rëndësishëm për SIT në tregun solar në rritje të Evropës, thoshte firma në deklaratën e vet.

***

Rumania humbi 97 milion euro në piraterinë e softuereve në 2007, nga 32% prej 2006, sipas një raporti nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave të hënën (26 maj). Industritë e softuereve, muzikës dhe lojrave kompjuterike të gjitha pësuan humbje.

***

Qendra e Re Edukative për Mjekësinë Familjare, më e madhja në Evropë, u hap në Banja Luka, Republika Srpska, në 23 maj. Ndërtimi kushtoi 500,000 euro. Ajo do t'i shërbejë 30,000 pacientëve në vit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Aleksander Kolarski i Bullgarisë fitoi çmimin për specialisti më i mirë i ri i IT në Olimpiadën Botërore të IT në Gjeorgji, që u mbyll në 25 maj. 18-vjeçari Kolarski konkurroi me studentë nga 40 vende, duke përfshirë SHBA, MB dhe Gjermaninë. Ai mori çmimin e parë duke ju përgjigjur 1,100 problemeve të shkencës së kompjuteterave, 600 nga të cilat kërkonin zgjidhje në dy gjuhë programimi.

***

Studentët e mjekësisë paraqitën gjetjet e tyre shkencore në Kongresin e Parë Studentor Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore mbajtur në Prishtinë nga e enjtja (29 maj) deri të premten. Organizatorët ekspozuan gjithashtu katër paraqitje studentësh nga universitetet anembanë botës nëpërmjet telekonferencave.

(Burime të ndryshme – 26/05/08-02/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment