Kulturë dhe sporte: suksesi rumun në Kanë

28/05/2008

Një film i shkurtër nga Rumania fitoi Palmën e Artë në festivalin e 61-të të filmit të Kanës. Gjithashtu këtë javë: një mundës bullgar i sumo-s fiton Kupën e Perandorit të Japonisë dhe Zagrebi pret festivalin e 25-të të Javës së Vallëzimit.
photo

Regjizori rumun Marian Krisan. [Gabriel Peresku]

Filmi i shkurtër i regjizorit rumun Marian Krisan, "Megatron", fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë, mbajtur nga 14 maj deri të dielën (25 maj). "Dëbora" nga regjizorja boshnjake Aida Begiç, fitoi çmimin e madh të Javës së Kritikëve. Aktorja e lindur në Kosovë, Arta Dobroshi fitoi një përzgjedhje për rolin më të mirë për femrat në "Heshtja e Lornës" me regji të Jean-Pierre dhe Luc Dardene, që fitoi skenarin më të mirë.

***

Kotooshu i Bullgarisë u bë i pari evropian që fiton Kupën e Perandorit Japonez në turneun e madh të sumo-s në Tokio, të shtunën (24 maj). Kotooshu fitoi titullin me një pikavarazh 13-1. Ai është i shtati i huaj që fiton Kupën e Perandorit.

***

Studentët e turqishtes nga 110 vende po marrin pjesë në Olimpiadën e 6-të Ndërkombëtare të Gjuhës Turke që u hap të premten (23 maj) në Ankara. Pjesëmarrësit konkurruan në 13 kategori duke përfshirë bisedimin, shkrimin, gramatikën, të kënduarit, recitimin poetik, kulturën e përgjithshme dhe shkrimin e artikujve.

***

Panairi Ndërkombëtar i Ekonomisë, Bujqësisë, Ushqimit dhe Turizmit, "Ditët e Qershisë 2008" u hap në Mostar, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), të premten (23 maj). Më tepër se 150 ekspozues nga BiH dhe vendet fqinjë morën pjesë në veprimtari. Shoqata e prodhuesve të BiH për prodhimet organike, "Organic", është sponsori kryesor.

***

Nisi të hënën (26 maj) në Zagreb festivali i 25-të i Javës së Vallëzimit, me shfaqjen "La Pudeur des Icebergs" nga kompania kanadeze Daniel Leveille Danse. Festivali që paraqet 12 kompani nga pesë kontinente do të tregojë prirjet më të fundit koreografike. Festivali mbyllet të martën.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një veprimtari që nxit përdorimin e alfabetit cirilik u mbajt të hënën (26 maj) në sheshin Maqedonia të Shkupit. Veprimtaria është pjesë e fushatës "Për aq sa unë shkruaj me cirilike, ekzistoj!" që po zhvillohet nga 10 qershori.

***

Manjati shqiptar Dritan Hoxha, 40 vjeç, i cili zotëronte kompaninë më të madhe të medias, Top Media, vdiq të premten (23 maj) në një aksident me makinë në Tiranë. Perandoria e korporatës së Hoxhës përfshin televizionin Top Channel dhe kanalin e lajmeve 24-Hour.

(Burime të ndryshme – 21/05/08-28/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment