Kulturë dhe sporte: Turqia planifikon për statujën për të përkujtuar gazetarin

21/05/2008

Stambolli ka në plan të ngrejë një statujë të një pëllumbi kushtuar gazetarit të vrarë Hrant Dink. Gjithashtu në kulturë këtë javë: Podgorica priti një panair ndërkombëtar libri dhe punët e Pikasos qenë në një ekspozitë në Shkup.
photo

Statuja do të jetë në kujtim të gazetarit të vrarë Hrant Dink. [Getty Images]

Një simbol i paqes, një statujë pëllumbi, do të ngrihet në Stamboll në vendin ku u vra gazetari i shquar turk Hrant Dink. Skulptori turk Mehmet Aksoi thotë se u frymëzua nga një frazë që Dink shkroi një javë para vrasjes së tij në 19 janar 2007: "Pëllumbat nuk vriten në këtë vend."

***

Ministria rumune e kulturës njoftoi se do të japë grante me vlerë 175,000 euro në shtatë fusha kulturore. Një grant 25,000 euro është caktuar për secilin art të bukur: arkitekturë, arte plastike, kinema dhe TV, studim letrar, muzikë dhe teatër.

***

Podgorica priti një panair ndërkombëtar libri që përfundoi të mërkurën (19 maj). Ai tërhoqi rreth 100 botues dhe operatorë librarish nga Kina, Franca, Irani, Italia dhe vendet e Evropës Juglindore.

***

Një ekspozitë rumune me 1,112 vepra arti të periudhës neolitike hapet në Olten, Zvicër nga 2 deri 15 qershor. Ekspozita, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Rumune do të jetë ekspozita më e madhe rumune e këtij lloji e shfaqur jashtë vendit. Ajo përmban objekte nga 31 muze anembanë vendit.

***

Vepra të Pablo Pikasos u ekspozuan në Shkup të premten (16 maj) në Natën e Muzeumeve. "Koka e një gruaje" dhe "Vallja e satirëve" të Pikasos qenë pjesë e nismës . "Koka e një gruaje është nga Muzeu i Artit Modern në Shkup. Muzeu e mori atë si dhuratë nga Pikaso pas tërmetit katastrofik të 1964 në Maqedoni. "Vallja e satirëve" është në zotërim të një koleksionisti maqedonas pa emër.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Edicioni i pestë i Festivalit të Filmit të Avant-Garde u zhvillua në Athinë nga 14 maj deri të enjten (22 maj). Veprimtaria është një nismë e përbashkët e bashkisë së Athinës, ambasadës së Austrisë, Shkollës së Arteve të Bukura të Athinës, Arkivës së filmit Grek dhe Institutit Gëte.

***

Ditët e Kinemasë Serbe filluan në Lisbonë të premten (16 maj). Veprimtaria e cila mbyllet në 30 maj, u hap me shfaqjen e filmit "Ilegalët" të regjisorit serb Emir Kushturica. Në veprimtari do të shfaqen dhjetë filma.

(Burime të ndryshme – 14/05/08 - 21/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment