Biznes: Kompania e MB investon 55 milion euro në Maqedoni

16/05/2008

Maqedonia mori një investim prej 55 milion euro nga Johnson Matthey, një fabrikë pjesësh për automobila e MB. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: delegacioni i ministrisë së zhvillimit ekonomik të Malit të Zi viziton Francën dhe në Tiranë mbahet një forum komercial bullgar-shqiptar.
photo

Kompania britanike Johnson Matthey paraqiti të mërkurën (14maj) projektin e saj për një fabrikë pjesësh për makina, në zonën industraiale të Bunarxhikut. [Tomislav Georgiev]

Kompania Johnson Matthey me bazë në MB paraqiti të mërkurën (14 maj) projektin e saj të investimit 55 milion euro në Maqedoni. Fabrika e pjesëve për auto do të krijojë 250 vende pune dhe ndërtimi pritet të nisë në dy-tre javë. Fabrika pritet të hapet pas një viti.

***

Një delegacion nga ministria e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi, kryesuar nga ministri Branimir Gvozdenoviç, nisi një vizitë dy-ditore në Francë të mërkurën (14 maj). Delegacioni u takua me sekretaren e shtetit An-Mari Idrak dhe ndoqi një forum kushtuar mundësive të investimit në Malin e Zi në të cilin njerëzit francezë të biznesit u njohën me klimën e biznesit dhe mundësinë e investimeve në Malin e Zi.

***

Tirana priti të mërkurën (14 maj) një forum për zhvillimin e lidhjeve komerciale midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Forumi, me nismën e ambasadës bullgare në Tiranë, Dhomës Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë dhe Bankës së Parë të Investimit të Bullgarisë, u përqëndrua në mundësitë e tregtisë midis të dy vendeve.

***

FMN po i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare mbi rritjen e borxhit publik dhe po kërkon një klimë të përmirësuar biznesi në vend. Sipas zyrës së FMN në Tiranë, qeveria duhet të mbikqyrë borxhin e jashtëm në rritje dhe të krijojë një sistem fiskal të kollajshëm për t'u zbatuar.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Turqia kompletoi të shtunën (10 maj) programin e saj të ndihmës të FMN, pasi bordi drejtues i FMN përfundoi shqyrtimin e tij final të kredisë së ndihmës prej 10 miliard $ Turqisë që u shtri në tre vjet. Përfundimi i shqyrtimit e lejon Turqinë menjëherë të tërheqë pjesën e mbetur nën marrëveshjen, rreth 3.65 miliard $.

***

Banka Botërore miratoi një këst 100 milion euro në kuadrin e Kredisë së Dytë Programatike të Rregullimit, pasi autoritetet kroate kompletuan kërkesat. Qeveria dërgoi në parlament një projekt-ligj mbi një numër të përbashkët regjistrimi të kompanisë. Legjislacioni i ri do të bashkojë numrat më vete të kompanisë dhe të regjistrimit të taksës në një numër të vetëm identifikimi.

(Burime të ndryshme – 09/05/08 - 16/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment