14/05/2008
Bashkë me autoritetet e tjera në rajon, Shqipëria festoi Ditën e Evropës në 9 maj. Gjithashtu në lajmet: Novak Gjokoviç i Serbisë fiton finalen e Mjeshtrave të Romës dhe Shqipëria pret garën e parë të Motor Rally.
![]() Presidenti shqiptar Bamir Topi (në mes) përgatitet të ngasë biçikletën me fëmijët në bulevardin kryesor të Tiranës, të shtunën (10 maj) për të përkujtuar Ditën e Evropës. Shumë banorë u hipën biçikletave në vend të makinave për të përkrahur temën "Në Evropë pa smog". [Getty Images] |
Kandidatja për në BE, Shqipëria, së bashku me vendet e tjera në rajon festoi të premten (9 maj) Ditën e Evropës. Po atë ditë, në 1950, Robert Shuman, paraqiti propozimin e tij për një Evropë të organizuar. Plani i tij i njohur si "Deklarata Shuman" më pas mori mirënjohje si fillimi i BE të sotme.
***
Ylli i tenisit serb Novak Gjokoviç fitoi të dielën (11 maj) finalen e Mjeshtrave të Romës duke mundur të paklasifikuarin Stanislav Vavrinka të Zvicrës, 4-6, 6-3, 6-3. Më parë këtë sezon, Gjokoviç fitoi Grand Slamin e tij të parë në Australi dhe doli gjithashtu i pari në Indian Wells Masters.
***
Qyteti i Vlorës në Shqipëri priti të dielën (11 maj) garën e parë të Motor Rally në vend. Veprimtarinë e ndoqën 62 pjesëmarrës nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa. Çmimin e parë e morën motoçiklistët nga Kosova.
***
Këngëtari i vdekur maqedonas Tose Proeski fitoi pas vdekjes Këngën e Vitit në festivalin Porin në Kroaci. Proeski, që vdiq në një aksident makine në Kroaci vjeshtën e kaluar, fitoi për këngën e tij "Lojra pa kufi". Albumi i tij me të njëjtin emër ishte më i shituri në Kroaci në 2007.
***
Rreth 20,000 vetë morën pjesë në maratonën e 25-të të këtij viti të Athinës, të dielën (11 maj). Gara e vrapimit është veprimtaria më e madhe sportive dhe kulturore e organizuar nga autoritetet e bashkisë së Athinës. Veprimtaria e këtij viti përkoi me Ditën e Nënës.
***
Rumania priti një festival të fëmijëve rumunë që jetojnë jashtë, të shtunën (10 maj), i pari i këtij lloji. Veprimtaria "Bari i gjelbërt i shtëpisë" organizuar nga Pallati i Fëmijëve i Bukureshtit, mblodhi më tepër se 200 fëmijë që jetojnë jashtë. Qëllimi ishte të lehtësojë aksesin e tyre ndaj kulturës rumune.
***
Qyteti i Rijekës, Kroaci, priti turneun e tenisit Sfiduesi të hënën (12 maj). Nikolas Masu i Kilit, kampioni olimpik në Athinë 2004, mundi në finale Kristof Roçus të Belgjikës.
(Burime të ndryshme – 07/05/08-14/05/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes