Ditari diplomatik: mbretërorët britanikë vizitojnë Turqinë

13/05/2008

Mbretëresha Elizabet II është në Turqi këtë javë. Gjithashtu në lajmet diplomatike: kryeministri francez Fransua Fijo, vizitoi Qipron dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha ndoqi një sesion të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
photo

Mbretëresha e Britanisë Elisabet II dhe princi Filip, duke i Edinburgut, arritën në Turqi të martën (13 maj). [Getty Images]

Mbretëresha Elisabet II e Anglisë arriti në Turqi të martën (13 maj) për vizitën e tretë në vend. Mbretëresha e vizitoi për herë të parë Turqinë pas grushtit ushtarak në 27 maj 1960, duke u takuar me kreun e shtetit Qemal Gursel. Ajo u kthye aty në tetor 1971, përsëri pas një grushti shteti. Këtë herë, ajo dhe princi Filip janë në vizitë me ftesë të presidentit Abdullah Gul.

***

Kryeministri grek Kostas Karamanlis u takua të hënën (12 maj) me kryetarin vizitues të dhomës së përfaqësuesve të Qipros, Marios Karojan. Ai ka gjithashtu në plan takohet me presidentin Karolos Papulias, kryetarin e parlamentit Dimitris Siufas dhe ministren e jashtme Dora Bakojanis, përpara se të përfundojë vizitën e tij të martën.

***

Franca do të bëjë gjiothëshka në fuqinë e saj si një anëtare e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për të ndihmuar Qipron, tha të shtunën (10 maj) kryeministri frëng Fransua Fijo në Nikosia. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin qipriot Demetris Kristofias, Fijo tha se zgjidhja e çështjes së Qipros duhet bazuar në ligjin ndërkombëtar. "Si rezultat i nismave që ne kemi marrë, ka lëvizje, që ne shpresojmë se do të shpjerë përfundimisht në negociatat për një zgjidhje të plotë të problemit të Qipros," tha Kristofias.

***

Kryetari i presidencës i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Haris Silajxhiç u takua me kryeministrin e Libisë, l Baghdadi Ali el-Mahmoudi të dielën (11 maj). Duke diskutuar bashkëpunimin e ndërsjelltë në ekonomi, Silajxhiç tha se ka shumë fusha në të cilat të dy vendet mund të rritin lidhje, duke përfshirë kulturën, sportet dhe turizmin. Ai shtoi se BiH, ndonse jo një vend i madh, ka burime të mëdha, duke përfshirë elektricitetin.

***

Shqipëria beson se pavarësia e Kosovës është kontributi më i madh për paqen në Ballkan, tha të enjten (8 maj) ministri i jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha në Starsburg, ku ai ndoqi sesionin e 18-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. "Ne mbështetëm shtetin më të ri, Kosovën, si zgjidhja më e qëndrueshme që kontribuon për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe gjithë Evropën," tha Basha.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përfaqësuesja e posaçme e përkohëshme e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun në Qipro, Elisabet Spehar, la ishullin e ndarë në 7 maj. Ajo zëvendësoi përfaqësuesin e posaçëm të OKB Mikael Moller në mars. Pasuesi i saj, diplomati etiopian Taje-Bruk Zerihoun, pritet të arrijë këtë javë.

***

Greqia dhe Estonia ranë dakord të hënën (12 maj) të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik veçanërisht në turizëm. Marrëveshja erdhi në një takim midis ministres së jashtme greke Dora Bakojanis dhe homologut të saj estonez, Urmas Paet. Greqia është një nga destinacionet më popullore midis estonezëve; 40,000 vetë vizituan ishujt vitin e kaluar.

(Burime të ndryshme 06/05/08-13/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment