Biznes: Rodosi votohet si destinacioni i parë turistik evropian

09/05/2008

Përdoruesit e një shërbimi popullor interneti zgjodhën një ishull grek si vendin e tyre të preferuar për udhëtim në Evropë. Gjithashtu këtë javë: Telekom Srpske i Republika Srpska postoi 14 milion euro fitim.
photo

Rodos. [Dosje]

Ishulli grek i Rodosit u votua si destinacioni i parë turistik në Evropë dhe i pesti më i mirë në botë, në një sondazh nga shërbimi i udhëtimeve me bazë në internet TripVisor. Rezultatet qenë bazuar në rekomandimet nga anëtarët e sajtit. Austria erdhi e dyta, pas Rodosit.

***

Operatori kryesor i Republika Srpska, Telekom Srpske, postoi një fitim neto prej 14 milion euro në tremujorin e parë të vitit. Sipas një njoftimi financiar të botuar të mërkurën (7 maj) të ardhurat e kompanisë arritën 54 milion euro nga janari në mars, ndërsa shpenzimet qenë 38 milion euro dhe 2 milion u paguan për taksat. privatizimi i Telekom Srpske ishte marrëveshja më e suksesëshme që u vu në zbatim në Bosnje dhe Herzegovinë vitin e kaluar.

***

Komisioni Evropian miratoi 143 milion euro ndihmë shtetërore për Ford, pronarin e ri të automobilbërësit rumun Automobile Craiova. Fondet kanë për qëllim zgjerimin e prodhimit të fabrikës.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin po jep një linjë të re krediti prej 5 milion euro për të financuar biznesin e vogël e të mesëm në Maqedoni. Kompanitë do të jenë në gjendje të përdorin paratë për investimet, blerjen e paisjeve dhe për zhvillimin tërësor.

***

Zagrebi priti të mërkurën (7 maj) një Konferencë Ndërkombëtare mbi Prirjet Ekonomike, përqëndruar në industrinë financiare të vendit dhe zhvillimin ekonomik. Veprimtaria, e organizuar nga Shoqata e Punëdhënësve Kroatë, Shoqata Kroate e Bankave dhe Dhoma e Tregtisë Kroate-Austriake, përfundoi se Kroacia ka vuajtur ndikimin e krizës globale ekonomike, çmimeve të larta të naftës dhe rënies së përgjithëshme të bursës botërore të këmbimeve.

(Burime të ndryshme – 02/05/08-09/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment