Kulturë dhe sporte: nderohet në Rumani shkrimtari turk Pamuk

30/04/2008

Fituesi i çmimit Nobel shkrimtari turk Orhan Pamuk mori një gradë nderi në Universitetin e Bukureshtit. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: një festival ndërkombëtar fotografie do të bëhet në Ankara dhe shkencëtarët gjetën një vend të ri arkeologjik në Shqipëri.
photo

Orhan Pamuk. [Gabriel Petresku]

Shkrimtari turk dhe fituesi i çmimit Nobel Orhan Pamuk ishte në Rumani të mërkurën (23 prill) dhe 24 prill për t'u takuar me lexues në Athenaeum të Bukureshtit. Pamuk mori gjithashtu titullin Doctor Honoris Causa të Universitetit të Bukureshtit.

***

Një festival ndërkombëtar fotografie do të bëhet në Ankara nga e premtja (2 maj) deri të dielën. Veprimtaria do të mbledhë fotografë profesionisët dhe amatorë nga Turqia dhe jashtë. Atë e pret Qendra e Artit të Botës në Ankara, nën patronazhin e Shoqatës së Ankarasë për Fotografinë dhe Amatorët e Kinemasë.

***

Qipro do të presë garën e makinave 2008 në 17 dhe 18 maj, raundi i dytë i kampionatit 2008 FIA të garave të Lindjes së Mesme. Shoqata e Automobilëve e Qipros njoftoi një rrugë të re për takimin në 2008, e cila përbëhet nga stade të reja, disa të futura në 2007 dhe një përzgjedhje stadesh klasike.

***

Një ekspeditë arkeologjike zbuloi objekte në Elbasan, Shqipëria qendrore, të datuara aq herët sa qyteti i Skampës, shekulli i dytë i kohës së re. Pjesë të zbulimit mund ta kenë origjinën në vijën iliriane-romake në Skampa.

***

Qyteti i Rijekës, Kroaci, priti të dielën (27 prill) gjysmë-maratonën e vet të 7-të. Më tepër se 3,000 atletë të rinj të fizikisht të paaftë dhe maratonistë profesionistë ju bashkuan garës. Të ardhurat do të ndihmojnë financimin e atletëve të rinj. Fituesi i këtij viti ishte keniani Isaak Tanui.

***

Festivali i parë ndërkombëtar i filmit në Banja Luka (BLIFF) do të zhvillohet në Republika Srpska (RS) nga e premtja (2 maj) deri në 9 maj. Ai do të shfaqë 43 filma dhe 22 filma studentësh me një program edukimi. Pas festivalit, një turne i filmave të BLIFF do të udhëtojë në RS për të paraqitur filmat më të mirë.

***

Ana Ivanoviç e Serbisë mundi Nika Ozhegoviç të Kroacisë të dielën (27 prill), 7-5, 6-1 në finalet e Fed Cup 2010, duke bërë Serbinë të kryesojë ndaj Kroacisë 3-2 dhe të arrijë World Group II. Në garat e kthimit, Jelena Jankoviç mundi Ozhegoviç, 6-1, 6-2 dhe shoqja e skuadrës e Jankoviç, Ana Jovanoviç mundi Jelena Kostaniç-Tosiç, 6-4, 7-5. Gjithashtu, Ana Vrljiç e Kroacisë mundi Teodora Mirçiç, 6-4, 7-5.

(Burime të ndryshme -- 23/04/08-30/04/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading