Ditari diplomatik: Erdogan i Turqisë viziton Sirinë

29/04/2008

Kryeministri turk konfirmon se vendi i tij do të përpiqet të negociojë midis Sirisë dhe Izraelit. Gjithashtu në të rejat diplomatike të javës: Shqipëria dhe Danimarka bëjnë një marrëveshje ri-pranimi e lehtësimi të vizave.
photo

Presidenti sirian Bashar al-Asad (djathtas) takohet me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan të shtunën (26 prill) në Damask. [Getty Images]

Qeveria e Turqisë nisi një sërë nismash të politikës së jashtme për t'ja dalë tensionit midis Izraelit dhe Sirisë. Gjatë vzitës së tij në Damask të shtunën (26 prill) kryeministri Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit sirian Bashar al-Asad se Izraeli ishte gati të jepte Lartësitë Golan në këmbim të një marrëveshje paqeje. Kontrolli i tokës është konsideruar një nga grindjet më të mëdha midis të dy vendeve që kur Izraeli e mori atë në luftën e 1967.

***

Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan tha se qeveria planifikon të ngrejë një Agjensi të Diplomacisë Publike për t'u marrë me operacionet e marrëdhënieve publike dhe fushatat lidhur me politikën e jashtme turke. Babaçan shtoi se agjensia do të përfshinte një departament që të merrej me përpjekjen e Turqisë për anëtarësimin në BE. Babaçan ishte në Oman të shtunën (26 prill) ku u takua me homologun e tij Jusuf bin Alvi bin Abdullah për të diskutuar mundësinë e rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe të dialogut parlamentar.

***

Shqipëria dhe Danimarka kapën të enjten (24 prill) një marrëveshje të ri-pranimit dhe lehtësimit të vizave. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i brendshëm i Shqipërisë Bujar Nishani dhe ambasadori danez në Tiranë Niels Severin Munk. Nishani tha se marrëveshjet janë në kuadrin e marrëveshjes së përgjithshme vulosur me BE vitin e kaluar dhe parashikojnë lehtësim të regjimit të vizave për shqiptarët.

***

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kryesuar nga përfaqësuesi i MB, Michael Clapham vizitoi Prishtinën të mërkurën (23 prill). Clapham tha se delgacioni do të përgatiste një raport mbi Kosovën për paraqitje në takimin tjetër të NATO-s në maj. "Ne jemi këtu për të mësuar dhe parë qëndrimin e presidentit Fatmir Sejdiu mbi të ardhmen e Kosovës," tha Clapham duke shtuar se siguria në Kosovë është e qëndrueshme dhe e garantuar nga trupat e KFOR.

***

Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç arriti në Rusi të martën (22 prill) për një vizitë pune dy-ditore. Gjukanoviç dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shprehën dëshirën e përbashkët për të rritur bashkëpunimin gjatë një takimi të mërkurën në Moskë.

***

Ministri i jashtëm i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Sven Alkalaj ishte në Berlin të martën (22 prill) për të diskutuar reformën e policisë dhe zhvillimet e fundit rajonale me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier. Alkalaj i tha Steinmeier se reforma policore e futur së fundmi do të krijonte një bazë të mirë për bashkëpunimin e agjensive të policisë të RS dhe FBiH dhe do të ndihmonte ngritjen e një force policore të pavarur e të efektshme të BiH.

***

Kryeministri grek Kostas Karamanlis arriti të martën (29 prill) në një vizitë një-ditore në Moskë për t'u takuar me presidentin që ikën Vladimir Putin dhe pasuesin e tij Dmitri Medvedev. Karamanlis dhe Putin pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e Greqisë në projektin e tubacionit Rrjedha e Jugut.

***

Burime të ndryshme - 22/04/08 - 29/04/08

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading