Biznes: kalon në Republika Srpska projekt-ligji i ri i biznesit

25/04/2008

Një projekt-ligj i ri pritet të përmirësojë praktikat e biznesit në Republika Srpska. Gjithashtu në lajme t e kësaj jave: qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje kredie 230 milion dhe dy kompani të Kosaovës janë nën hetim për shpërdorim të dyshuar të fondeve publike.
photo

Procesi për hapjen e një biznesi në Republika Srpska do të thjeshtëzohet. [Getty Images]

Qeveria e Republika Srpska miratoi të premten (18 prill) një projekt-ligj të ri që do të shkurtojë dhe thjeshtëzojë procesin e ngritjes së kompanive. Projekt-ligji do të forcojë gjithashtu të drejtat e aksionistëve të vegjël. Projekt-ligji pritet të zgjerojë praktikat e biznesit, të rritë marëdhëniet e korporatës dhe të përmirësojë komunikimet brenda firmave.

***

Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje huaje të hënën (21 prill) me vlerë 230 miilion euro me Alpha Bank dhe NBG Bank për të financuar segmentin më të kushtueshëm 60 km, midis Rrëshenit dhe Kalimashit, të udhëshpejtës me katër korsi që lidh qytetin e Durrësit me Prishtinën, Kosovë. Kredia do të ketë një normë interesi 5.5% për 15 vjet.

***

Zyrtarët e lartë dhe të tjerë punonjës në dy kompanitë më të mëdha të Kosovës, Korporata Energjitike e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës, janë nën hetim për shpërdorim të dyshuar të fondeve publike që i kushtuan qeverisë miliona euro. Hetimi do të përqëndrohet në aksesin e paautorizuar në sistemin e telekomit, shpërdorimin e mjeteve të kompanisë dhe përfshirjen në abuzim të jo-punonjësve.

***

Bosnia dhe Herzegovina (BiH) ka tërhequr 150 milion euro në investime të huaja të drejtpërdrejta (FDI) në tremujorin e parë të 2008, tha të martën (22 prill) Haris Bashiç, kreu i Agjensisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja. Sipas bankës qendrore, derdhja neto e të ardhurave të FDI në 2007, arriti në 1.47 miliard euro.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministria bullgare e ekonomisë dhe energjisë zgjodhi të martën (22 prill) BNP Paribas të strukturojë dhe rregullojë financimin për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor në Belene. Qeveria bullgare mban një paketë aksionesh 51% në projekt. Pritet një investim total prej 4 miliard euro.

***

Kryeministri kroat Ivo Sanader dhe ministri i ekonomisë Damir Polanec u zotuan të mërkurën (23 prill) të ruajnë vendet e punës në sektorin e ndërtimit të anijeve. Industria po përballet me një ristrukturim tërësor i cili do të çojë në një rregullim të madh të veprimtarive në sektor dhe shkurtime të mundëshme pune. Polanec megjithatë theksoi se të gjitha planet e shpëtimit për anijendërtuesit përfshijnë ruajtjen e listave të tanishme të punësimit.

(Burime të ndryshme – 18/04/08-25/04/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes