Kulturë dhe sporte: Police do të japë shfaqje në Beograd

23/04/2008

Kryeqyteti i Serbisë pret një bandë të famshe britanike të rrokut. Gjithashtu këtë javë: vdes në Paris një i mërguar rumun i periudhës komuniste dhe peshëngritësja shqiptare Romela Begaj fiton të argjendën në kampionatin evropian të peshëngritjes.
photo

Police janë në një turne botëror për të shënuar 30 vjet që nga suksesi i tyre i parë "Roksana". [Getty Images]

Sting dhe Police do të mbajnë një koncert në Beograd të enjten (24 qershor) si pjesë e një turneu botëror që shënon 30 vjet që nga suksesi i tyre i parë "Roksana". Koncerti i Beogradit do të jetë i vetmi nga grupi në atë pjesë të Evropës, ku qyteti tjetër në rajon është Venecja.

***

Kritikja letrare rumune Monika Lovinesku vdiq në Paris të hënën (21 prill). Lovinesku, 85 vjeç, ishte një gazetare, kritike letrare dhe redoi komentatore për Radio Free Europe. Ajo ishte një nga zërat kryesues në mërgim që shkruante rreth kulturës rumune nën regjimin komunist.

***

Shqiptarja Romela Begaj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 58 kg të femrave në kampionatin evropian të peshëngritjes në Itali. Përveç konkurimit në ngritjen me një kohë, ajo fitoi medaljen e bronxit për ngritjen në dy kohë, pas të cilës ngriti 212 kg në total dhe fitoi medaljen e argjendtë duke thyer rekordin kombëtar.

***

Ministri grek i kulturës Mihalis Liapis ndoqi një ceremoni kthimi të objekteve në Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Athinës të hënën (21 prill). Urna e lashtë e funeraleve "Lekythos" arriti nga Zvicra. Objekti që datohet i viteve 400 deri 500 përpara Krishtit, më parë i takonte një koleksioni privat në Basel, Zvicër.

***

Filmi "Yumurta" (Veza) e regjizorit turk Semih Kaplanoglu fitoi çmimin Tulipani i Artë në festivalin e 27-të ndërkombëtar të filmit të Stambollit, të shtunën (19 prill). Kaplanoglu mundi 12 regjizorë të tjerë filmash. Festivali u krijua në 1982 për të nxitur kinemanë turke.

***

Boksieri rumun Adrian Xhakonu fitoi në ndeshjet e Këshillit Botëror të Boksit të shtunën (19 prill) duke u bërë kampion i përkohshëm i peshës së rëndë të lehtë. Xhakonu, 29 vjeç, përfaqësoi Rumaninë në Olimpiadën 2000. Ai tani konkurron për Kanadanë.

***

Muzeu etnologjik i Prishtinës po pret një ekspozitë të objekteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës që ka për qëllim të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së kulturës dhe traditave kombëtare të Kosovës. Ekspozita u hap të premten (18 prill), në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Botërore.

(Burime të ndryshme – 16/04/08 - 23/04/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading