21/04/2008
Sarajeva priti konferencën e parë rajonale për kancerin e gjirit. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: një kongres ndërkombëtar kardiologjie nis në Beograd dhe në Zagreb hapet banka e parë e syve.
![]() [Dosje] |
Konferenca e parë rajonale për kancerin e gjirit u mbajt në Sarajevë të shtunën (12 prill) dhe 13 prill. Morën pjesë zyrtarë të shëndetësisë dhe ekspertë nga Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Ruasia, Hungaria dhe Bosnje dhe Herzegovina si dhe përfaqësues të Komitetit të Shpërndarjes së Përbashkët Ebre Amerikan dhe Garës për Kurën Suzan G. Komen.
***
Ministri i shëndetësisë i Serbisë Tomica Milosavljeviç hapi të mërkurën (16 prill) në Beograd Kongresin Ndërkombëtar të Ndërhyrjes Kardiologjike. Forumi mblodhi më tepër se 400 kardiologë dhe 45 lektorë nga bota për të diskutuar 35 kirurgjitë e kryera më të komplikuara ndonjëherë të zemrës.
***
Kompania turke Vestel ka zhvilluar teknologjinë për të përftuar ujë të pijshëm dhe elektricitet nga uji i detit. Ekspertët nga kompania me bazë në Manis mund të përdorin bateritë diellore për të kthyer ujin e detit në avull dhe pasraj të gjenerojnë elektricitet. Ndërsa avulli kthehet përsëri në ujë ai bëhet ujë i pijshëm.
***
Banka e parë e syve u hap në Qendrën Klinike Spitalore në Zagreb. Atje ruhen kornea dhe lëndë të tjera të syrit për transplatim. Mjekët shpresojnë se banka e re e syve do të rritë numrin e transplanteve oftalmologjike.
***
Ministri rumun i komunikacionit dhe teknologjive të informacionit Karoli Borbeli nisi të martën (15 prill) një fushatë kombëtare informacioni, "Komunikimi i lëvizshëm dhe Shëndeti". Fushata përfundon në fund të qershorit në Bukuresht dhe 15 qytete të tjera të vendit.
***
Një ekspozitë ndërkombëtare për teknologjitë e reja u zhvillua në Shtëpinë Kroate të Kulturës në Rijeka nga e mërkura (16 prill) deri në 18 prill. Ekspozita "Zgjidhje Inteligjente për Qytetet" tërhoqi rreth 100 kompani dhe institucione.
***
Ekspertët përcaktuan se shkatërrimi e popullimeve të bletëve në Greqi u shkaktua nga një mikrob, Nosema Ceranae, zbuluar në 2006. Këtë vit, N. Ceranae goditi më rëndë Peleponezin. Prodhimi i mjaltit në Greqi ra pothuajse në gjysmën e sasisë të vitit të kaluar, nga 15,000 në 8,000 ton.
***
Zhytësit dhe arkeologët grekë zbuluan mbeturinat e tre anijeve mesjetare me 4,000 monedha ari dhe xhevahire në fundin e detit Egje, pranë portit të Rodos. Analizat e drurit sugjerojnë se një anije qe ndërtuar në shekullin e 13-të.
(Burime të ndryshme – 14/04/08-21/04/08)