18/04/2008
Turqia po përjeton një dyndje të turistëve të huaj pasuar nga një rritje e të ardhurave. Gjithashtu në të rejat e javës: deficiti i tregtisë në Kosovë është në rritje dhe Mali i Zi pret Forumin Ekonomik të Vienës.
![]() Në Turqi turizmi pritet të rritet në 2008. [Getty Images] |
Turqia pret më tepër se 23 milion turistë të huaj këtë vit, raportoi të dielën (13 prill) Organizata e Planifikimit Shtetëror (DPT). Të ardhurat nga turizmi pritet të arrijnë 19.5 milirad $, tha gjithashtu DPT. Ajo vuri në dukje se Turqia pati 18.5 milion turistë në 2007 dhe ka në plan të arrijë Francën, Spanjën dhe Italinë që tani janë destinacionet më popullore turistike në Evropë.
Deficiti tregtar i Kosovës është thelluar në 1.5 miliard euro në 2007, raportoi të mërkurën (16 prill) ministria e tregtisë e Kosovës. Vitin e kaluar, importet e Kosovës arritën vlerën e 1.6 miliard euro, duke shënuar 20% rritje nga 2006, ndërsa eksportet arritën vetëm 96.4 milion euro, 53% më shumë se në vitin e mëparshëm.
***
Inflacioni CPI në Serbi u rrit në 13.6% nga viti në vit në mars nga 12.5% nga viti në vit në shkurt, sipas Zyrës së Statistikave të Serbisë, të martën (15 prill). Rritja e inflacionit u shty përsëri nga çmimet suhqimore. Çmimi i ushqimeve u rrit në 25.2% në mars.
***
Fshati Beçiçi, pranë Budvës, Mali i Zi, priti të hënën (14 prill) dhe të martën Forumin Ekonomik të Vienës. Temat kryesore të diskutuara në veprimtari ishin politika e investimeve, projektet e infrastrukturës dhe mundësitë e investimeve në Malin e Zi. Veprimtaria u prit nga kryeministri Milo Gjukanoviç.
***
Mali i Zi dhe Hungaria nënshkruan të hënën (14 prill) një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik. Dokumenti u nënshkrua nga ministri malazes i ekonomisë Branimir Gvozhdenoviç dhe sekretari i shtetit të Hungarisë Abel Garamhegyi. Tregtia midis Hungarisë dhe Malit të Zi arriti në 87 milion euro në 2007 dhe këtë vit pritet të arrijë 100 milion euro.
***
Banka Botërore dhe FMN parashikojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri si rezultat i krizës financiare botërore. Banka Botërore sugjeron që qeveria shqiptare të bëjë më shumë përpjekje në luftën ndaj problemeve të nxjerra nga tregjet e paqëndrueshme financiare dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
***
Operatori i bursës i Ljubljanës, një konsorcium, zgjodhi Hellenic Exchanges të Greqisë dhe Wiener Boerse të Austrisë si ofruesit e preferuar për 81% të bursës së Ljubljanës. Bursat greke e austriake do të hyjnë në fazën finale të shitjes.
(Burime të ndryshme – 11/04/08-18/04/08)