16/04/2008
Gjimnastja rumune Sandra Izbasa merr të artën në Gjermani. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: regjisori i filmit i SHBA Sten Dragoti do të promovojë një imazh pozitiv të Kosovës dhe dy konkurentë nga Serbia fituan një garë tradicionale të rrugës në Sarajevë.
![]() Sandra Izbasa e Rumanisë konkuron në Kupën Botërore në Gjermani. [Getty Images] |
Gjimnastja rumune Sandra Izbasa fitoi një medalje të artë në ushtrimet në tapet në Kupën Botërore të Gjimnastikës në Kotbus, Gjermani, të dielën (13 prill). Ajo fitoi gjithashtu medaljen e bronxit në traun e ekuilibrit.
***
Sten Dragoti, një regjisor filmi me bazë në SHBA dhe me origjinë shqiptare, arriti në Kosovë të dielën (13 prill) në një orvatje për të nxitur një imazh pozitiv të shtetit të vetëshpallur të pavarur së fundmi. Nga sa thuhet, Dragoti do të përpiqet të nisë një fushatë në Kosovë të ngjashme me fushatën e tij të famshme në vitet 1970, "Unë e dua Nju Jorkun".
***
Mirko Petroviç dhe Ana Subotiç nga Serbia fituan Viviccta 2008, gara e 14-të tradicionale e rrugës në Sarajevë të dielën (13 prill). Rreth 2,000 vrapues ndarë në katër kategori morën pjesë në garën 4 km e cila u organizua nga Shoqata e Sporteve e Kantonit të Sarajevës.
***
Festivali i 58-të i teatrove profesioniste të Vojvodinës u hap të hënën (14 prill) në Zrenjanin, Vojvodinë, Serbi. Veprimtaria, e cila përfundon në 20 prill, do të shfaqë gjashtë drama dhe pesë shfqaqje kukullash.
***
Selaniku priti edicionin e 12-të të Çmimit të Tetarit Evropian nga 9 prill deri të dielën (13 prill). Çmimin e këtij viti e mori regjisori francez Patris Shero. Veprimtaria është krijuar në 1986 si një projekt pilot i Komisionit Evropian.
***
Stambolli fitoi të drejtën për të pritur kampionatin e notit për garat e shkurtra në 2012 dhe kampionatin evropian të garave të shkurtra në 2009. Kjo do të jetë hera e parë që Turqia pret një kampionat botëror. Vendimi u njoftua të shtunën (12 prill).
***
Një maskë e vjetër ari 2,400 vjeçare e përdorur nga sundimtari thrakas Teres do të jetë në shfaqje në Muzeun Arkeologjik të Bullgarisë deri në 20 prill. Objekti është e para maskë e plotë e një sundimtari trakas e gjetur ndonjëherë. Ajo u zbulua në 2004 nga arkeologu bullgar Georgi Kitov dhe ekipi i tij.
(Burime të ndryshme – 09/04/08-16/04/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes