Shkencë dhe teknologji: Kosova nuk do ta ketë prefiksin e ITU në 2008

07/04/2008

Pavarësisht nga pavarësia, Kosova do të vazhdojë të përdorë për tani kodin e vendit të Serbisë. Gjithashtu këtë javë: policia e Stambollit po paiset me topa zhurme dhe shkencëtarët paralajmërojnë për shkretëtizimin në Greqi.
photo

Për tani, +381 është ende kodi për të telefonuar në Kosovë. [Getty Images]

Kosova nuk do të marrë kodin e saj të vendit këtë vit, njoftoi drejtori i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit të Kosovës, Anton Berisha. Ajo do të vazhdojë të përdorë kodin e Serbisë +381, deri sa Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve të lëshojë një të ri.

***

Çdo një në tre gra në Serbi midis 20 dhe 82 vjeç ka osteporozis, sipas një vëzhgimi nga Instituti Reumatologjik i Beogradit. Sipas gjetjeve, 2.4 milion vetë janë dognostikuar me osteoporozis në Serbi, duke përfshirë 1.9 milion gra. Sëmundja është në një stad të avancuar në 430,000 pacientë.

***

Policia e qytetit të Stambollit po paiset me topa të posaçëm zhurme që lejojnë autoritetet të zbatojnë ligjin pa qëlluar me plumb. Vala e zhurmës që gjenerohet nga arma mund të arrijë 150 decibel, pak më e ulët se niveli i zhurmës që mund të durojë veshi i njeriut.

***

Shkencëtarët nga Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Universiteti i Basilikatës në Itali kanë parlajmëruar se Greqia e jugut dhe prefektura veriore e Kilkis po ndeshin një rrezik shkretëtizimi të shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Ekspertët, që morën pjesë në një konferencë shkencore në Selanik në 31 mars, bënë thirrje për një plan strategjik të menazhimit të ujit dhe dheut dhe praktika të reja kultivimi.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Turqia po ndërton observatorë në fund të detit Marmara. Ato do të vendosen midis 40 m dhe 1,200 m nën nivelin e detit dhe do të bëjnë të mundur parashikimin më të mirë të tërmeteve dhe stuhive. Për projektin po bashkëpunojnë observatori i astronomisë i Universitetit Bogaziçi, Instituti i Studimit të Tërmeteve dhe kompania e telekomunikacionit Turk Telekom.

***

Shqipëria është një nga vendet e pakta të Evropës pa të dhëna të regjistruara kombëtare në shkencë e teknologji, tha ministri i arsimit Gen Pollo. Ai e bëri këtë deklarim në një seminar mbi strategjinë e kërkimit shkencor të Shqipërisë. Pollo tha se zhvillimi i një strategjie të afatit të mesëm në këtë fushë, është një përparësi kryesore.

(Burime të ndryshme – 31/03/08-07/04/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment