Shkencë dhe teknologji: spitali kroat rinovon njërin krah për të ndihmuar identifikimin e viktimave të luftës

31/03/2008

Departamenti i patologjisë i një spitali kroat rinovon njërin krah. Gjithashtu këtë javë: Mali i Zi ndryshon domenin e tij të internetit dhe qeveritë shqiptare e turke nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin.
photo

Një spital klinik në Split, Kroaci, po përdor analizën e DNA për të identifikuar viktimat e luftës anembanë Evropës. [Getty Images]

Ministri kroat i shkencës, arsimit e sportit, Dragan Primorac përuroi të martën (25 mars) një krah të rinuvuar të departamentit të patologjisë të spitalit klinik të Splitit, i cili është paisur me një laborator për gjenetikën klinike e forensike. Që nga 1994, laboratori ka përdorur DNA për të identifikuar viktimat nga mbetjet e gjetura në varret masive anembanë Evropës.

***

Mali i Zi nisi të ndryshojë domenin e internetit nga .cg.yu në .me, të martën (25 mars). Kalimi në domenin e ri do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit. Domeni i vjetër do të jetë aktiv deri në 21 prill.

***

Ministri shqiptar i arsimit dhe shkencës Genc Pollo dhe homologu i tij turk Husein Çelik nënshkruan një marrëveshje të mërkurën (26 mars) lidhur me një program të përbashkët për bashkëpunimin në arsim, shkencë, kulturë dhe art. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.

***

Agjensia Shtetërore Bullgare për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit ofroi akses të lirë interneti për profesorët dhe studentët në kolegjin shtetëror të Postave dhe Komunikacioneve si një dhuratë për të shënuar 85 vjetorin e institucionit. Agjensia ftoi profesorët të përdornin laboratorin eksperimental me protokollin e brezit të ri të internetit i cili u përurua në krye të marsit.

***

Vetëm 70% e kompanive industriale në Federatën e Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) kanë licensë mjedisore, tha të martën (25 mars) këshilltari i ministrisë së mjdisit dhe turizmit të FBiH, Tomislav Lukiç. Ai shtoi se FBiH ka lëshuar 400 licensa në vitin e shkuar dhe përsëriti se afati për përtëritjen e tyre është janari 2010.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Cisco Expo 2008 tre-ditore u mbajt në Sarajevë duke nisur nga e mërkura (26 mars). Veprimtaria mblodhi së bashku rreth 100 partnerë të Cisco nga institucionet publike dhe firmat kryesore të Bosnje dhe Herzegovinës.

***

Prodhuesi kroat i paisjeve të telekomit Ericsson Nikola Tesla (ENT) ka mbyllur një kontratë 1.1 milion euro për të furnizuar prodhime të linjës në kompaninë e Postës dhe Telekomunikacioneve të Kosovës. ENT tha se megjithë situatën e nderë politike në Kosovë, tregu i IT ka potencial të madh.

(Burime të ndryshme – 24/03/08 - 31/03/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment