Kulturë dhe sporte: Maqedonia pret festivalin e pantomimës

19/03/2008

Më tepër se 40,000 pjesëmarrës ndoqën veprimtarinë vjetore në Strumica. Gjithashtu në kulturë dhe sporte: festivali ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë së nënujit do të bëhet në Pançevo, Serbi.
photo

Pantomimistët mbushën rrugët e Strumicës gjatë një festivali tradicional. [Getty Images]

Festivali vjetor i pantomimës u mbajt në Strumica, Maqedoni të mërkurën (12 mars). Veprimtaria ka një traditë shekullore dhe është i vetmi festival i këtij lloji në Maqedoni. Këtë vit, ai tërhoqi më tepër se 40,000 pjesëmarrës që ecën në rrugët e Strumicës veshur në kostume shumëngjyrëshe, duke luajtur muzikë tradicionale folklorike.

***

Kontribues nga Rusia, SHBA, Polonia, Franca, Gjermania, Hungaria, Kanadaja dhe Serbia do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit dhe fotografisë së nënujit në Pançevo, Serbi. Veprimtaria dy-ditore fillon të shtunën (22 mars) për të përkujtuar Ditën e Ujit.

***

Më tepër se 60 lojtarë tenisi nga 30 vende po marrin pjesë në turneun e ATP "BiH Telecom në salla të mbyllura - Sarajevë 2008" i cili nisi të shtunën (15 mars). Tridhjetedy dolën në shortin kryesor të turneut që nisi të hënën. Vendi pritës, Bosnje dhe Herzegovina, përfaqësohet nga Aldin Sitkiç dhe Mirza Basiç.

***

Ministri grek i kulturës Mihalis Liapis përuroi një ekspozitë të artit grek të mërkurën (12 mars) titulluar "Nga toka e labirintit: Kreta minoane, 3000-1100 BC" në Qendrën Klturore Onasis në Nju Jork. Liapis u takua me anëtarë të komunitetit grek në Shtetet e Bashkuara.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Presidenti rumun Traian Bashesku nderoi pas vdekjes të shtunën (15 mars) aktorin Ovidiu Iuliu Moldovan me urdhërin e Yllit të Rumanisë. Moldovan, 66 vjeç, ishte i mirënjohur në Rumani për punën e tij në teatër e kinema. Ai vdiq nga kanceri të mërkurën (12 mars).

***

Athina priti një konferencë ndërkombëtare dy-ditore të UNESKO-s që nisi të hënën (17 mars). Forumi, organizuar së bashku nga UNESKO dhe ministria e kulturës, u përqëndrua në kthimin e relikeve kulturore në vendet e tyre të origjinës.

(Burime të ndryshme – 12/03/08-19/03/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment