Rumania zotohet për mbështetje "pa rezerva" për ofertën e Turqisë për në BE

04/03/2008

Presidenti turk Abdullah Gul ishte në Bukuresht të hënën për bisedime me homologun e tij rumun Traian Bashesku. Gjithashtu këtë javë: i dërguari i posaçëm i OKB në Qipro takohet me krerët e ishullit të ndarë.
photo

Presidenti turk Abdullah Gul (majtas) u takua në Bukuresht të hënën (3 mars) me homologun e tij rumun Traian Bashesku. [Getty Images]

Presidenti rumun Traian Bashesku shprehu mbështetjen "pa rezerva" të vendit të tij për ofertën e pranimit në BE të Turqisë, gjatë një konference shtypi të hënën (3 mars) me homologun e tij vizitues turk Abdullah Gul. Bashesku tha se Bukureshti do të përdorte përvojën e vet në çështjet e BE për të ndihmuar Turqinë. Të dy krerët nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në energji dhe transport dhe diskutuan projektin e tubacionit të gazit Nabucco.

***

I dërguari i posaçëm i OKB në Qipro, Majkëll Moller u takua me presidentin e sapozgjedhur Dimitris Kristofias të hënën (3 mars). Më parë, Moller pati bisedime me kreun e komunitetit turk në ishullin e ndarë, Mehmet Ali Talat. I dërguari tha se bisedimet mbi ribashkimin e ishullit kishte gjasa të rifillonin gjatë gjysmës së dytë të marsit.

***

Ministri i jashtëm i Suedisë Karl Bildt, ish ndërmjetës në konfliktet e Ballkanit në vitet 1990, u takua me homologun e tij rumun Adrian Kioroianu, të premten (29 shkurt) në Bukuresht. Ata diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Bildt i kërkoi Serbisë të shmangë vetëizolimin ndërsa reagon ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e mëdha evropiane.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurksani pati bisedime të martën (26 shkurt) në Budapest me homologun e tij maqedonas Nikola Gruevski. Gyurksani tha se vendi i tij mbështet ofertën e Maqedonisë për në NATO dhe aspiratat e saj për të nisur bisedimet e anëtarësimit me BE.

***

Ministri i jashtëm shqiptar Lulzim Basha u takua në Ankara me homologun e tij Ali Babaçan për të diskutuar çështjet rajonale, duke përfshirë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp të martën (26 shkurt), Babaçan u zotua për mbështetjen e Turqisë për përpjekjet e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

(Burime të ndryshme – 26/02/08-04/03/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment