Kulturë dhe sporte: Beogradi pret në atdhe Gjokoviç

06/02/2008

Kampioni i Australian Open Novak Gjokoviç është nderuar në Beograd. Gjithashtu këtë javë: në kërcënim ura e vjetër e Mostarit e mbrojtur nga UNESKO.
photo

Tenisti serb Novak Gjokoviç u nderua në Beograd të shtunën (2 shkurt). [Tomislav Georgiev]

Një turmë prej rreth 10,000 vetësh u mblodh përpara Bashkisë së Beogradit të shtunën (2 shkurt) për të përshëndetur Novak Gjokoviç në atdhe pas fitores së Australian Open. Njëzet vjeçari serb mundi frëngun Xho-Vilfried Tsonga në finale duke i dhënë Serbisë titullin e parë të Grand Slam.

***

Ekipi kombëtar i futbollit i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) humbi me Japoninë 3-0 në një ndeshje stërvitore të mërkurën (30 janar) në stadiumin kombëtar të Tokios, si pjesë e përgatitjeve për kualifikimet e Kupës Botërore muajin tjetër.

***

Një plasaritje është dukur në Urën e vjetër të Mostarit, një nga reliket e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, tha të hënën (4 shkurt) kreu i Komisionit të Ruajtjes së Monumenteve Komëtare të Bosnje dhe Herzegovinës, Amra Haxhimuhamedoviç. Më parë UNESKO paralajmëroi autoritetet e BiH se duhej të ndalnin ndërtimin e një hoteli pranë strukturës, por BiH e mori parasysh këtë vetëm pasi UNESKO kërcënoi ta heqë urën nga lista.

***

Ministri grek i arsimit Evripidis Stilianidis përuroi të premten (1 shkurt) ekspozitën e parë të librit për fëmijë e të rinj në Athinë. Nën moton "Leximi është e drejta e çdo fëmije", ajo vazhdoi deri të hënën dhe u bashkëorganizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe ministria e kulturës.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Edicioni i dytë i Ekspozitës Botërore të Fotografisë së Shtypit u hap të premten (1 shkurt) në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë. Ajo kap ngjarjet më të rëndësishme të 2007 nëpërmjet syrit të fotoreporterëve më të mirë.

***

Karnavali i Shkodrës 2008 filloi të shtunën (2 shkurt) dhe përfshiu një garë me kuaj dhe motoçikletë dhe një varietet ushqimesh tradicionale. Karnavali është një festë lokale e festuar kryesisht në qytetin e Shkodrës por organizatorët e tij kanë në plan ta shtrijnë atë në pjesën tjetër të Shqipërisë.

(Burime të ndryshme – 30/01/02-06/02/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment