Kulturë dhe sporte: ansambli serb i valleve folklorike Kolo jep shfaqje në Vienë

30/01/2008

Ansambli folklorik serb Kolo dha shfaqje në Stadthalle të Vienës. Gjithashtu në lajmet kulturore të javës: u mbajt në Kroaci veprimtaria e Natës së Muzeumeve dhe në Greqi zbulohet një altar 5,000 vjet i lashtë.
photo

[Kolo.org]

Ansambli folklorik serb Kolo emocionoi shikuesit në Stadhalle të Vienës të dielën (27 janar). Veprimtaria u organizua nga diaspora serbe në Austri me ndihmën e kryebashkiakut të Vienës Mikael Haupl dhe ministria serbe e kulturës.

***

Një grup arkeologësh zbuluan rrënojat e një altari të lashtë 5,000 vjeçar gjatë gërmimeve të një tempulli të Zeusit në malin grek Likaion. Zbulimi është 1,000 vjet më i lashtë se objektet e tjera lidhur me kultin e Zeusit.

***

Violinisti shqiptar i njohur botërisht Tedi Papavrami dha një koncert të enjten (24 janar) në Tetarin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Shoqëruar nga orkestra e Radio Televizionit Kombëtar Shqiptar drejtuar nga Ermir Krantja, Papavrami luajti pjesë nga Paganini që kishte luajtur për herë të fundit në Tiranë kur ishte 11 vjeç.

***

Rreth 100,000 vizitorë u regjistruan në 60 muzeumet dhe galeritë kroate gjatë ngjarjes vjetore të Natës së Muzeumeve e cila u mbajt në rreth 20 qytete të vendit të premten (25 janar). Organizatorët thanë se ky ishte një rekord i veprimtarisë tre-vjeçare.

***

Rumania do të jetë e ftuara e nderit në Karnavalin e Venecjes të këtij viti të shtunën (26 janar) deri në 5 shkurt, vendi i parë që ka këtë privilegj. Grupet folklorike dhe të teatrit, interpretuesit romë dhe artistët e zejtarisë së dorës do të tregojnë traditat dhe kulturën rumune.

***

Skulptori i Bosnje dhe Herzegovinës Branko Ivankoviç tha se po ndërton kryqin më të madh në botë prej druri. Kryqi do të bëhet nga druri i arrës dhe do të jetë 2.3 metra i lartë 3 metra i gjerë. Ivankoviç ka në plan ta mbarojë atë nga fundi i vitit dhe të aplikojë për Rekordet Botërore të Ginesit.

***

Festivali i nëntë i artit të kitarës do të mbahet në Beograd nga 4 në 10 shkurt. Veprimtaria do të mbledhë së bashku interpretues dhe banda nga rajoni si edhe nga Shtetet e Bashkuara, Hollanda, Rusia, Polonia dhe Izraeli.

Burime të ndryshme – 23/01/08-30/01/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading